Sport

Publikohet videoja e Maradonës, përshëndetja e fundit e legjendës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 27/11/20 |
Opi Nion

Ndarja nga jeta në moshën e 60-vjeçare e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona theu zemrat e miliarda njerëzve në të gjithë botën.

Pas vdekjes së tij, në rrjetet sociale janë publikuar fotot e fundit të Maradonës pas operacionit që pati në kokë, por së fundmi qarkullon dhe një video ku shfaqet Maradona duke u largua nga banesa e tij teksa mbahet nga disa persona.

Në video Maradona shihet teksa përshëndet me dorë, e cila për fatin e keq kjo do të ishte përshëndetja e fundit e kapur nga objektivi i kamerës së celularit.

Maradona humbi jetën në banesën e tij për shkak të një ataku në zemër./Opinion.al

Pas