Te Fundit

Video, juristi i OSHEE i heq telefonin dëshmitarit të CEZ


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 25/09/15 |
b.f

TIRANË– Ashtu siç kishte premtuar të martën në mbrëmje, Blendi Fevziu, emisionin e së enjtes ia dedikoi sërish skandalit të CEZ, ku u vodhën miliona euro.  Kush e kërcënoi dëshmitarin e mbrojtur? Kjo ishte tema  e emisionit, ku të futar ishin Andrea Stefani, Prec Zogaj, Andi Bushati dhe Artan Hoxha. Ndërsa në lidhje te drejtpërdrejtë, Dritan Prifti.

Video që përmendi Artan Hoxha të martën u publikua në emisionin e se enjtes, ku tregohet takimi i dëshmitarit të mbrojtur (të dekonspiruar tashmë) Elvis Mataj me jurstin e OSHEE, Rezart Ruço. Ajo që bie në sy është fakti se dy oficerë të RENEA-s të veshur civil ruajnë gjatë gjithë kohës Metajn. Po kështu edhe fakti se juristi i OSHEE-se i largon Elvis Metajt çantën dhe telefonat, pasi sic duket ka frikë nga përgjimi. Takimi është kryer rreth mesditës më datë 11 shtator në një lokal tek rruga e Kavajës dhe ka zgjatur pak minuta pasi Metaj nuk ka pranuar t’i hiqen mjetet personale.

Elvis Metaj ka qenë ish-administrator i kompanisë DIA. Kjo kompani, prone e Kastriot Ismailajt, është në gjyq me shtetin shqiptar pasi kërkon 135 mln euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës së mbledhjes së borxheve që DIA kishte me CEZ, para se ky i fundit të largohej nga Shqipëria. Metaj ka dëshmuar në gjyq pro shtetit shqiptar dhe kundër DIA-s, ndaj edhe mbrohej prej shtetit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas