Që prej një viti Bleona Qereti ka paralajmëruar fansat se do të jetë pjesë e një filmi me përmasa të larta Hollywood-iane.
E tani nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram ka bërë të ditur se fjala është për filmin ‘211’.
Filmi do të jetë dramë-thriller dhe këngëtarja shqiptare do të luajë përkrah aktorit të famshëm Nicolas Cage.
Bleona luan rolin e Christine, e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj.
Ajo madje pranë videos është shprehur e lumtur që i është dhënë rasti të luajë në këtë film.