Aktualitet

Publikohet sot lista e dytë e zgjedhjeve të 25 prillit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 02/11/20 |
Opi Nion

Ministria e Brendshme publikon sot ekstraktin e dytë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania ./ ABC News

Pas