Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet raporti, Shqipëria me remitancat më të ulëta në rajon për 2018

2019/07/12 at 8:23 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet raporti, Shqipëria me remitancat më të ulëta në rajon për 2018

Remitancat e dërguara nga punëtorët që jetojnë jashtë, drejt familjeve të tyre në atdhe, është bërë pjesë kritike e shumë ekonomive në mbarë botën. Bazuar në të dhënat më të fundit të Bankës Botërore, remitancat do të rriten në vitet e ardhshme. Dërgesat e regjistruara zyrtarisht regjistruan një rekord prej 529 miliardë dollarësh në vitin 2018 dhe janë në rrugën e duhur për të arritur 550 miliardë dollarë në 2019.

Sipas të dhënave të BB, Shqipëria shënoi hyrjet më të ulëta në rajon, në raport me PBB. Sipas raportit të BB, remitancat zyrtare të ardhura në Shqipëria në 2018 përllogariten 9.6 % të PBB, ndërsa në vende si Bosnja e Hercegovina ishin 11 % e PBB, Mali i Zi 11.4 e PBB, Kosovë sa 15.8 % e PBB-së.
Këto para, sipas raportit, janë në nivele të ngjashme me investimet e huaja direkte (FDI), por në botë, nëse përjashtohen Kina, ato janë burimi më i madh i të ardhurave në valutë të huaj në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sipas Raportit të Migracionit dhe Remitancave të BB. Me fjalë të tjera, nëse Kina është e përjashtuar nga analiza, remitancat tashmë kanë tejkaluar IHD-të si burimin më të madh të financimit të jashtëm.
Sot, remitancat janë të barabarta ose tejkalojnë 25% të PBB-së në pesë shtete: Tonga, Republika e Kirgistanit, Taxhikistani, Haiti dhe Nepali.
Remitancat janë një ’litar shpëtimi’ për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe një mënyrë efektive për të lehtësuar varfërinë sepse ato shkojnë drejtpërdrejtë te familjet. Por përfitimet e dërgesave të emigrantëve zvogëlohen nga kostoja përgjithësisht e lartë e dërgimit të parave, që mesatarisht arrin 7% në një transferim parash prej 200 dollarësh. Bankat ishin kanali më i kushtueshëm për transferimin e remitancave, në 10.9%. Në Afrikën Sub-Sahariane kostoja e dërgimit të parave është më e lartë se mesatarja në 9.3%.

BB thekson se, një mënyrë tjetër për të maksimizuar fuqinë e remitancave është të inkurajojë punëtorët migrantë për të investuar në vendet e tyre në një mënyrë më formale, si për shembull nëpërmjet një lidhjeje të diasporës. Bonoja e diasporës mund të jetë një mjet për të bërë remitancat më produktive dhe janë “perfekte për financimin e zhvillimit”.

Faktorët që nxisin remitancat:

Faktorët kryesorë që nxisin remitancat lidhen drejtëpërdrejtë më emigracionin:

Boshllëqet e të ardhurave – Të ardhurat mesatare për frymë në një vend me të ardhura të larta janë 43,000 dollarë, kundrejt 795 dollarë në një vend me të ardhura të ulëta – një raport 54-1.
Pabarazitë demografike – Mes viteve 2018 dhe 2030, popullsia në moshë pune do të rritet në 552 milionë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në vendet me të ardhura të larta, popullsia në moshë pune do të ulet me 40 milionë njerëz.

Ndryshimi i klimës – Rreth 143 milion njerëz tashmë janë zhvendosur, nga ndryshimet klimatike brenda vendeve të tyre.
Brishtësia, konflikti dhe dhuna – Një rekord 70.8 milionë njerëz u zhvendosën ‘me forcë’ në 2018, duke përfshirë 25.9 milion refugjatë që kërkonin strehim në vende të tjera./Monitor

Etiketa: emigracionremitancashqiperi

Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Para
Arrestohet terroristi rus në Tiranë

Arrestohet terroristi rus në Tiranë

Modelja Heidi Klum martohet në fshehtësi

Modelja Heidi Klum martohet në fshehtësi

Donald Trump nis operacionin masiv kundër emigrantëve

Donald Trump nis operacionin masiv kundër emigrantëve

TE FUNDIT

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com