Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet raporti i SPAK për 2024/ Skemat e korrupsionit, shkeljet e procedurave të prokurimit dhe pastrimi i parave

2025/04/02 at 3:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Për emërimet, urdhrat vinin nga Kryeministria”, dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP: Më thirri Berisha në zyrë, u habita…

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar raportin vjetor të SPAK, atë për vitin 2024, që i është dorëzuar nga Prokuroria ne Posaçme.


Në këtë raport evidentohet se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht, edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7,1% e interceptimit të pajisjeve fundore.

Po kështu, evidentohet rritje e kërkesave për ndihmë juridike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me 45,8% për ato të ardhura nga jashtë vendit dhe me 34,7%, për ato drejtuar autoriteteve të huaja.

SPAK thekson se presioni i jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

Po ashtu sa i përket korrupsionit, në raport evidentohet:

Nga hetimet e vitit 2024 rezulton se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet në një terren kompleks, përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. Veprat penale më të evidentuara përfshijnë ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shkeljen e barazisë në tendera, falsifikimin e dokumenteve, korrupsionin aktiv e pasiv, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e vulave etj. Hetimet kanë treguar ngritjen e shoqërive tregtare të cilat janë përdorur për të përfituar në mënyrë të parregullt kontrata publike duke shkelur ligjin dhe rregullat e prokurimit. Kjo ka sjellë përfitime monetare të cilat më pas janë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare dhe janë përvetësuar nga pronarët e shoqërisë. Në mënyrë të veçantë, është evidentuar se një pjesë e këtyre fondeve është tërhequr jashtë sistemit bankar në formë “cash”, ndërsa një pjesë tjetër është ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive të paluajtshme. Ky modus operandi tregon për një tipologji të korrupsionit në formë të sofistikuar, ku krijimi i skemave të fshehta financiare dhe përdorimi i ndërmjetësve luajnë një rol kyç në shmangien e zbulimit nga autoritetet.

Disa nga veçoritë e vërejtura në këto skema korruptive janë:

Strukturimi i skemës dhe koordinimi i aktorëve

* Skema përfshin bashkëpunimin mes aktorëve publikë dhe privatë, ku zyrtar publik manipulojnë procedurat ligjore, ndërsa subjektet private përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike. Ky bashkëpunim e bën korrupsionin të qëndrueshëm dhe të vështirë për t’u zbuluar.

Shkelja e procedurave të prokurimit

* Një nga aspektet kryesore është përdorimi i tenderëve publikë si mjet për shpërndarjen e paligjshme të fondeve. Shkelja e barazisë në tendera krijon një avantazh artificial për subjekte të caktuara, duke ndikuar negativisht në konkurrencën e ndershme dhe cilësinë e projekteve publike.

Përdorimi i ndërmjetësve dhe mbështetja institucionale

* Skema nuk funksionon vetëm si një akt individual i korrupsionit, por mbështetet nga një

rrjet i sofistikuar, i cili përfshin ndërmjetës financiarë dhe kompani të lidhura. Ky mekanizëm vështirëson identifikimin e përfituesve të fundit dhe pengon ndjekjen penale efektive.

Pastrimi i parave

* Pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme. Përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon për një nivel të lartë të sofistikimit.

4.1. Analiza e të dhënave

Treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje të luftë kundër korrupsionit të funksionarëve publik. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve nën hetim, vetëm 5.88% janë kërkuar të pushohen, 12.35% janë transferuar në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, , 0.98% janë pezulluar, ndërsa 67.45% e çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve nën hetim.

Në vitin 2024, janë 10 funksionarë të lartë publik për të cilët ka pasur vendime të gjykatave të cilat kanë marrë formë të prerë.

Vihet re një tendencë për sofistikimin e skemave korruptive të abuzimit me fondet publike në nivel qendror dhe lokal. Disa nga veçoritë e këtyre skemave janë:

Krijimi i subjekteve tregtare fiktive. Krijohen shoqëri tregtare fiktive të cilat ngrihen dhe kontrollohen nga zyrtarët publik me qëllim të përfitimit të fondeve publike, në shkelje të ligjit duke manipuluar dhe kontrolluar të gjithë procesin e tenderimit qoftë nga ana e institucioneve publike në nivel qendror ose lokal, por qoftë edhe të subjektit tregtar që aplikon për këto fonde.

Roli i ortakëve të fshehtë: Ortakët de facto të shoqërive tregtare të cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin në pah por përdorin persona të tjerë si ortakë fiktivë, de jure në dokumentacionin e shoqërisë.
Manipulimi i procedurave të prokurimit: Zyrtarët publikë shkelin rregullat e prokurimit publik
për të favorizuar subjektin tregtar i cili është paracaktuar për ta fituar tenderin publik. Ky manipulim përfshin:

* Pjesëmarrjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik.

* Caktimin e anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave, duke përfshirë edhe njëritjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar të paracaktuar të shpallet fituese.

* Nënshkrimin e kontratave të sipërmarrjes në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë kontroll të plotë mbi procedurat e prokurimit.
Favorizimi në nivele të ndryshme: Subjekti tregtar i paracaktuar merr pjesë në disa tendera duke u shpallur fitues edhe në procedura të tjera të prokurimit të zhvilluara nga institucioni publik përkatës dhe/ose autoritete të tjera në varësi të saj, duke favorizuar subjektin privat të paracaktuar në mënyrë të parregullt ku:

* Zyrtarët publik që marrin pjesë në këto procedura prokurimi, ndihmojnë në shpalljen fitues të subjektit tregtar të paracaktuar, duke manipuluar vlerësimet dhe duke i krijuar avantazhe të padrejta.

* Këto favorizime realizohen në shkelje të rregullave të prokurimit publik, përfshirë shpalljen fituese të kompanisë në mënyrë të parregullt, duke i dhënë kështu një mundësi të padrejtë këtij subjekti për të fituar kontrata publike.
Konflikti i interesit: Një tjetër aspekt i skemës korruptive është bashkëpunimi i drejtpërdrejtë midis zyrtarëve të autoriteteve kontraktore dhe përfaqësuesve të subjektit tregtar të paracaktuar.
Vlerësimi i ofertave manipulohet, pasi realizohet me ndihmën apo ndikimin e subjektit tregtar të paracaktuar. Ky është një tregues i qartë i konfliktit të interesit dhe i përdorimit të institucioneve publike për qëllime private.

4.2. Pastrimi i parave

Nga hetimi i veprave penale në kuadër të korrupsionit janë evidentuar disa tipologji të pastrimit të parave si më poshtë:
Pastrimi i parave nëpërmjet kalimit indir ekt të fondeve publike:

* Në këtë tipologji, zyrtari publik përdor pozitat e tij drejtuese për të favorizuar një shoqëri tregtare, me qëllim përfitimin e fondeve publike të institucionit që ai drejton. Pas përfitimit të paligjshëm, të ardhurat kalojnë një subjekt privat përfitues tek një tjetër subjekt privat, i cili ka lidhje indirekte me zyrtarin publik. Këto fonde më pas investohen në pasuri të paluajtshme.
Pagimi për punime fiktive dhe investimi në pasuri të paluajtshme:

* Shoqëritë tregtare të ngritura qëllimisht për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet publike, kontrollohen nga zyrtarët publike. Fondet publike, nëpërmjet skemave të pagesave për punime fiktive, nxirren më pas nga sistemi bankar në formën e parave “cash” . Një pjesë tjetër e parave ri-investohet në aktivitetet tregtare të shoqërisë ose në pasuri të paluajtshme, duke e bërë më të vështirë identifikimin e origjinës së paligjshme të parave.

Falsifikimi i dokumenteve:
* Individë të lidhur me skemën korruptive, përdorin dokumente të falsifikuara për të regjistruar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme me ndihmën e zyrtarit publik. Pasuria transferohet më pas në pronësi të një përfituesi tjetër. Ky i fundit e shet/tjetërson, duke e fshehur kështu lidhjen direkte midis zyrtarit publik dhe përfitimit të parregullt por dhe duke legalizuar produktet e veprës penale.
Pastrimi i parave përmes kontratave dhe investimeve:

* Në këto raste përdoret influenca politike për hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve për të favorizuar disa shoqëri tregtare/subjekte private të përfitojnë prona dhe fonde publike në shkelje të ligjit. Më pas këto shoqëri tregtare kanë kryer pagesa për interesa të zyrtarëve publikë ose ju kanë dhënë prona të patundshme me çmime të cilat janë nën vlerën e tregut.

Të gjitha këto veprime kryhen për të fshehur veprimet korruptive dhe pastruar produktet e veprave penale përmes transaksioneve të ndryshme që fshehin origjinën e tyre.



Ju sugjerojmë

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
Bota

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

18 Qershor, 2025 5:24 pm
Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam
Politikë

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

18 Qershor, 2025 5:06 pm
Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
Bota

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

18 Qershor, 2025 4:40 pm
BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin
Politikë

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin

18 Qershor, 2025 4:29 pm
Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka
Sport

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka

18 Qershor, 2025 4:17 pm
Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA
Aktualitet

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

18 Qershor, 2025 4:04 pm
“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli
Aktualitet

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

18 Qershor, 2025 3:55 pm
“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë

18 Qershor, 2025 3:45 pm
(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael
Bota

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael

18 Qershor, 2025 3:19 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Para
Plotësohen rreth 40% e kapaciteteve për sezonin turistik

Plotësohen rreth 40% e kapaciteteve për sezonin turistik

Opinion – Kush janë mafiozët më të mëdhenjë të botës? – 1 Prill 2025

Opinion – Kush janë mafiozët më të mëdhenjë të botës? – 1 Prill 2025

SPAK mbyll hetimet për dosjen “SASPAC”, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn dhe 10 të pandehurit e tjerë

SPAK mbyll hetimet për dosjen “SASPAC”, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn dhe 10 të pandehurit e tjerë
















TE FUNDIT

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
18 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të mërkurën nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin...

Lexo më shumë

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam
18 Qershor, 2025

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik që u zhvillua...

Lexo më shumë

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
18 Qershor, 2025

Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë...

Lexo më shumë

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin
18 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria rritjen e kapaciteteve dhe koordinim mes institucioneve për të menaxhuar migracionin dhe azilin në vend....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com