Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet raporti i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet

2019/06/14 at 5:14 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet raporti i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet

OSBE/ ODIHR ka publikuar një raport paraprak për zgjedhjet 30 qershor, datë e cila u anulua nga presidenti Ilir Meta.

Sipas këtij raporti, thuhet se mjedisi politik, për periudhën 24 maj -11 qershor, mbetet i polarizuar, ndërsa bëhet dhe një përmbledhje e të gjithave ngjarje politike të ndodhur deri më tani.

Referuar Kodit Zgjedhor, OSBE/ODIHR thotë se nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë.

Në raport shkruhet se vendimi i presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës

30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, është bërë me qëllim për të lehtësuar arritjen e dialogut mes palëve politike.

“Mjedisi politik mbetet i polarizuar. Diskursi politik është dominuar përgjithësisht nga pyetja nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. Gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në mitingje, në mediat sociale dhe në median e shkruar dhe elektronike është shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza. Disa dispozita të Kodit Zgjedhor mbeten të hapura ndaj interpretimeve të ndryshme dhe kanë qenë objekt ankesash në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës (Kolegji Zgjedhor), si për shembull sa i përket çështjes së legjitimitetit për të apeluar vendimet e KQZ-së dhe procedurat për tërheqjen e kandidatëve. Nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë. Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit. Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtuar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve. Reagimi i PD-së ka mbetur i pandryshuar dhe ajo vazhdon të përsërisë kërkesat e saj”, -thuhet mes të tjerash në raport./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?

25 Korrik, 2025 4:34 pm
Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin
Bota

Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin

25 Korrik, 2025 4:31 pm
“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë
Aktualitet

“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

25 Korrik, 2025 4:28 pm
Ish-lojtari i Milanit për Yamal: Mendon se është një reper, është i padurueshëm
Sport

Ish-lojtari i Milanit për Yamal: Mendon se është një reper, është i padurueshëm

25 Korrik, 2025 4:26 pm
Drone dhe viktima, intesifikohen luftimet mes Kamboxhias dhe Tajlandës
Bota

Drone dhe viktima, intesifikohen luftimet mes Kamboxhias dhe Tajlandës

25 Korrik, 2025 4:23 pm
Zjarr në kufirin me Greqinë/ Vatra nisi në shtetin fqinj, forcat zjarrfikëse drejt vendngjarjes
Aktualitet

Delvinë,Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave për shkak të zjarreve

25 Korrik, 2025 4:20 pm
Punësimet pa kontrata, nisin inspektimet
Aktualitet

Punësimet pa kontrata, nisin inspektimet

25 Korrik, 2025 4:11 pm
5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit
Aktualitet

5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit

25 Korrik, 2025 3:51 pm
FIFA dënon Federatën Serbe, rrezikohet ndeshje pa tifozë ndaj Shqipërisë
Sport

FIFA dënon Federatën Serbe, rrezikohet ndeshje pa tifozë ndaj Shqipërisë

25 Korrik, 2025 3:42 pm
Vlorë/ Iu gjetën lëndë narkotike gati për shitje, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Vlorë/ Iu gjetën lëndë narkotike gati për shitje, arrestohen 4 persona

25 Korrik, 2025 3:39 pm
Para
Rama: Zgjedhjet e 30 qershorit, pengu i opozitës për…

Rama: Zgjedhjet e 30 qershorit, pengu i opozitës për...

Përplasje civile, Rama:Meta të ndalojë Monikën dhe Saliu të qetësojë Lulin

Përplasje civile, Rama:Meta të ndalojë Monikën dhe Saliu të qetësojë Lulin

Deputeti gjerman: Në Shqipëri po bëhet luftë për pushtet

Deputeti gjerman: Në Shqipëri po bëhet luftë për pushtet

TE FUNDIT

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
25 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se po braktisin negociatat e armëpushimit në Gaza me...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin

Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin
25 Korrik, 2025

Italia mbështet zgjidhjen me dy popuj, dy shtete, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të ndodhë njëkohësisht me...

Lexo më shumë

“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë
25 Korrik, 2025

Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku...

Lexo më shumë

Ish-lojtari i Milanit për Yamal: Mendon se është një reper, është i padurueshëm

Ish-lojtari i Milanit për Yamal: Mendon se është një reper, është i padurueshëm
25 Korrik, 2025

Ish-mbrojtësi francez Adil Rami ka kritikuar ashpër Lamine Yamalin për sjelljen e tij jashtë fushe, duke e quajtur “të padurueshëm”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com