65 vjeçari që abuzuoi seksualisht me 15-vjeçaren në kryeqytet është pikërisht personi që shihet në këtë foto. Ai quhet Abaz Doku dhe sikurse është raportuar më herët, dikur kishte qenë roje në shkollën ku kishte studiuar e mitura, në zonën e Bregut të Lumit.
Ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës kishin nisur një vit më parë, kur ajo ishte në klasë të 8-të. Ai e shantazhonte duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo kishte pasur në shkollë. Prej këtij shantazhimi vajza ka pranaur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes, në pronësi të vëllait të tij. Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç.
65 vjeçari i arrestuar në akuzën e “dhunës seksuale me të mitur”, ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën e mitur, dhe ka deklaruar se e ka prekur atë vetëm në pjesët intime, me dëshirën e saj. Ai dyshohet se ka pasur edhe raste të tjera abuzimi me të mitura, raste për të cilat tashmë kanë nisur hetimet./Opinion.al