Në këtë foto shfaqet 27-vjeçari Mehmet Qema, i i cili u ekzekutua me armë zjarri gjatë natës dhe autori i Marjus Dema.
Siç shihet dhe në foto, viktima dhe autori kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve, Qema ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku ka qëndruar për disa orë.
Por për arsye ende të paqarta, ai është konfliktuar me mikun e tij Marjus Demën, i cili e ka qëlluar me arë zjarri në gjoks e cila rezultoi fatale për të riun.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit si dhe 5 persona të tjerë, Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./ Opinion.al