Aktualitet

Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 01/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të hënë ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e pestë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 Janar 2021.

Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive apo njësive administrative në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit e-Albania (Kliko këtu).

Ministria e Brendshme iu bën thirrje qytetarëve që për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të MB: [email protected]/Opinion.al

 

Pas