Aktualitet

Publikohet drafti i PD, cilët janë polikanët që do i nënshtrohen vetingut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 07/09/18 |
b.f

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Sipas PD-së zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:

• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
• pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.

Në projekt ligjin e publikuar nga PD, shkruhet se: Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.
draft PD

 

 

 

 

Pas