Të gjithë deputetët e Partisë Demokratike do të firmosin një deklaratë ku do të paraqesin dorëheqjen individualisht në Parlament, që do të shënojë edhe vendimin e marrë sot Këshilli Kombëtar i PD-së. Sipas deklratës së siguruar edhe nga Opinion.al rreshtohen 5 pika që lidhen me marrjen e këtij vendimi, ku në krye është asgjësimi i demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës.
Me propozim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë vendimi u vulos përfundimtar edhe nga Këshilli Kombëtar duke krijuar një rast të paprecendentë. Bashkë me deputetët, lista pasuese po firmos mospranimin e mandateve. Të enjten pritet që dosja me deklaratat për lënien e mandateve të dorëzohet në Kuvend./ D.I Opinion.al