Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, i ka quajtur të dhënat të cilat dalin nga procesi i Censit, të rëndësishme në kontekstin e bisedimeve për integrimin në BE.
Në fjalën e tij në një aktivitet që po mbahet me qëllim publikimin e të dhënave, Gonzato u shpreh se informacioni i saktë i dalë nga ky proces, ka rëndësi pasi përcaktohet numri i votave në institucionet e BE dhe kontributet financiare.
“Censi siguron të dhëna mbi të cilat ndërtohen politikat.
Censi është i rëndësishëm edhe në kontekstin e bisedimeve në integrimin në BE.
Informacioni i saktë dhe i besueshëm është thjeshtë thelbësor. Informacioni përcakton numrin e votave të vendeve anëtare në institucione dhe kontribuitet financiare që do të jepen”, u shpreh ai.