Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen propozimet e grupit demokrat për ndryshimin e sistemit zgjedhor

2020/03/06 at 10:39 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohen propozimet e grupit demokrat për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Grupi Parlamentar “Demokrat” ka paraqitur 4 propozime për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Tre nga sistemet e propozuar kërkojnë ndryshime në Kushtetutë.

Deputeti Ralf Gjoni (Nisma Thurje) dhe deputeti  Myslim Murrizi kanë propozuar sistem proporcional kombëtar me një zonë zgjedhore sipas modelit të Kosovës. Tre deputetë kanë propozuar Sistem propocional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare. Një opsion tjetër është sistemi mazhoritar, i korrektuar me listë proporcionale  kombëtare.

Të tre këto propozime kërkojnë ndryshime në Kushtetutë. Ndërkohë që një propozim i që shihet për herë të parë është ai për sistem proporcional rajonal, me 12 njësi zgjedhore, të grupuara në 4 rajone zgjedhore. Zbatimi i këtij sistemi mund të bëhet edhe pa kërkuar ndryshime në Kushtetutë.

Në relacionin shoqërues, deputetët e grupit parlamentar “Demokrat” thonë se sistemi zgjedhor aktual i miratuar në vitin 2008 nuk arriti rezultatet e parashikuara por në të kundërt ai prodhoi probleme si : Pabarazia e votës, pabarazia në garën zgjedhore, deformimi i vullnetit të zgjedhësve, influenca politike e individëve të lidhur më botën e krimit, cilësia e përfaqësimit në Kuvend dhe Këshilla Bashkiak, kufizimi i të drejtës për të zgjedhur dhe dobësimi i qytetarit, dekurajimi i qytetarit për të marrë pjesë aktivisht në jetën politike të vendit, prishja e raporteve të forcës brenda partisë politike dhe destabiliteti politik, pesha e ulët e grave në Kuvend dhe Këshilla Bashkiak, influenca e interesave të caktuara ekonomike dhe dobësimi i forcës së shtetit.

“Gjykojmë se Kodi Zgjedhor i miratuar me Ligjin Nr. 10019, datë 29.12.2008 nuk ka arritur rezultatet e premtuara 10 vite më parë. Ndërkohë që, në tërësi, ka rezultuar se, sistemi zgjedhor i përfaqësimit proporcional ka avantazhe të mëdha krahasuar me sistemin mazhoritar, në aplikimin e tij me skemën e listave të mbyllura partiake dhe me zona të vogla zgjedhore;

Jo vetëm kaq, por i kombinuar edhe me rrethana të tjera politike dhe sociale në vend, siç është kultura demokratike dhe institucionale brenda subjekteve politike, institucionet e dobëta, apo fuqia e krimit të organizuar, ky model zgjedhor ka krijuar edhe probleme të tjera serioze për zhvillimin e jetës politike të vendit.

Në ndryshimin e sistemit zgjedhor, edhe në rastin kur do të vendoset të votohet me lista shumemërore, votimi duhet të bëhet me lista të hapura.

Ne e konsiderojmë si një përgjegjësi dhe detyrim tonin për të mirërregulluar legjislacionin, me objektiv krijimin e kushteve për funksionimin efektiv të demokracisë përfaqësuese në Republikën e Shqipërisë” shkruhet ndër të tjera në relacionin e tyre. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryesore

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

7 Nëntor, 2025 9:41 am
VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
Bota

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

7 Nëntor, 2025 9:35 am
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Kronikë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

7 Nëntor, 2025 9:29 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Para
“Shqipëria mund të mos e marrë PO-në” e negociatave, Rama akuzon Metën

"Shqipëria mund të mos e marrë PO-në" e negociatave, Rama akuzon Metën

“Rekord i zi në emigracion”, Basha akuzon Ramën se po zbraz Shqipërinë

"Rekord i zi në emigracion", Basha akuzon Ramën se po zbraz Shqipërinë

Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në Serbi, i infektuari vinte nga…

Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në Serbi, i infektuari vinte nga...

TE FUNDIT

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
7 Nëntor, 2025

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua seksualisht nga një burrë gjatë një eventi publik në Mexico City. Ky akt i...

Lexo më shumë

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
7 Nëntor, 2025

Një burrë zbuloi shufra ari dhe monedha me vlerë rreth 700,000 euro ndërsa po gërmonte në oborrin e tij për...

Lexo më shumë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
7 Nëntor, 2025

Një pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të Europës është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com