Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen përgjime bisedash të mafias shqiptare në burgun grek

2019/02/14 at 11:32 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikohen përgjime bisedash të mafias shqiptare në burgun grek

Shtypi grek ka publikuar disa përgjime të mafias shqiptaro-greke që vepronte brenda burgut të Koridhalos. Autoritetet kishin regjistruar përgjime telefonike të anëtarëve të bandës që ndodheshin brenda burgut, prej të cilave zbuluan përfshirjen e tyre në shumë aktivitete kriminale.


Bëhet fjalë për fragmente të përgjimeve që janë botuar në mediat greke. Mes të cilave është edhe ajo e vrasjes së avokatit grek, për të cilën është arrestuar njëri prej vrasësve shqiptarë, kurse i dyti është në kërkim. Në telefonatën e bërë nga burgu i Koridhalos më 8 Janar për në zyrën e avokatit grek, një prej anëtarëve të organizatës kriminale lëshon kërcënime direkt dhe fjalë ofenduese.

DIALOGU 1

Telefonata nga burgu: -Zoti ..X.. është aty?

Sekretarja: Jo, nuk është këtu. Çfarë do të donit?

Telefonata nga burgu: -Jepi këtë mesazh. Do t’i q*****. Jam ..X.. dhe do t’i pres kokën si të pulës. Kështu thuaji…

Sekretarja: Çfarë janë këto që thoni?

Telefonata nga burgu: -Ato që dëgjove. Jam L…., telefonoj nga burgu i Koridhalos. Më dërgoi policinë, do t’i q****.

Sekretarja: Çfarë po thoni?

Telefonata nga burgu: –Merre ..X.. dhe thuaji do ta rrjep si pulë.

Sekretarja: Nuk ju ka dërguar asnjë polici.

Telefonata nga burgu: -Dhe mua do më ktheni paratë e mia. 7 mijë Eurot që më keni “ngrënë”.

Në dialogun e dytë të publikuar më poshtë, është biseda mes dy anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Ata bisedojnë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako brenda burgut të Koridhalos. Njëri prej “kapove” të organizatës, i cili ndihej i ofenduar nga Bako, i thotë anëtarit tjetër të bandës që shqiptarin duhet ta kishte vrarë brenda qelisë dhe jo në korridorin e burgut.

DIALOGU 2

-Të thashë 100 herë që ta bëjë brenda qelisë së tij.

-Nuk bëhej. Si ta bëja brenda qelisë së tij kur ai më shikonte. Prita që të kthehej ..X.. dhe nuk munda të nxirrja thikën. Gjeta mundësinë përpara dorës, sapo u kthye e godita në qafë.

Në dialogun e tretë, një prej shqiptarëve të kësaj organizate flet me një avokat të përfshirë në afera, për paratë që duhen për të kthyer në Shqipëri trupin e një viktime.

DIALOGU 3

Telefonata nga burgu: -Mund të gjejmë para për të dërguar trupin në Shqipëri?

Avokati: Të shoh.

Telefonata nga burgu: -Edhe unë do shoh. Po flas dhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë, sepse duhen 2600 Euro që të dërgohet kufoma në Shqipëri, dhe duhen 1 mijë Euro të tjera që duhet t’i japim ..X.. Të merremi tani pak me ..X..

Avokati: Të shikojmë, nuk të premtoj asgjë për këtë.

Sipas Ministrisë greke të Drejtësisë, vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhura ndërmjet tyre. Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafeiropoulos, në Tetor 2017.

Për atë u vunë nën akuzë Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekocja, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe u shfaq në një grabitje argjendarie në Athinë, në fillim të këtij muaji. Hetimet e kryera nga shërbimi anti-terror, u intensifikuan pas vrasjes së Arbër Bakos, më 14 Janar 2019.  /tvklan.al

Etiketa: burgu grekmafia shqiptare


Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit
Kryesore

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit

23 Shtator, 2025 3:26 pm
“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

23 Shtator, 2025 1:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Para
Paloka: Protesta është pa kthim. Kryemadhi: Rama kusht i vetëm

Paloka: Protesta është pa kthim. Kryemadhi: Rama kusht i vetëm

Opinion/ Si dashurojnë shqiptarët?

Opinion/ Si dashurojnë shqiptarët?

Boja e Palokës në faqet e gazetave europiane

Boja e Palokës në faqet e gazetave europiane
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com