Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen për herë të parë SMS/ Ariela Murati: Ai ka lëviz nga trutë. Eshtë njeri i rrezikshëm. Jam pafat!

2018/01/24 at 9:56 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të mbrojmë çdo grua në situate dhune”, mesazhi i ministres për studenten e vrarë në Tiranë

Ariela Murati ndërroi jetë nga dora e një djali që e përndiqte dhe donte ta merrte për nuse pa dëshirën e saj. 21 vjeçarja studente e Drejtësisë u përcoll në banesën e fundit dy ditë më parë, por historia e saj vazhdon të jetë pjesë e lajmeve në media dhe e gjykimit të opinionit publik. Nga fjalët e familjarëve të Aldison Belulajt dhe komenteve negative në rrjet është prekur një nga miqtë e saj më të ngushtë që ka vendosur të nxjerrë disa prej komunikimeve që ka patur me Arielën në Instagram dhe Whatsapp pikërisht për të treguar se ajo ishte e dhunuar psikologjikisht dhe ia kishte frikën Aldison Belulajt.


Mesazhet i ka dërguar tek “Jeta Osh Qef” ku shkruan:

“Nuk jam aspak dakord me perdhosjen qe po i behet imazhit te saj, tani qe ajo ka nderruar jete. Dua qe disa nga ata qe e hapin gojen perpara kohe, te reflektojne pak perpara disa fakteve e me pas te flasin.
Mund te provohet shume lehte qe eshte profili i saj sepse ne instagram nuk lejohen dy username te njejte dhe ne Whatsapp biseda eshte bere me te. Nese policia i do provat, mesazhet jane plotesisht reale si ne Instagram dhe ne Ëhatsapp. Jane te gjitha si sakta.

Ajo ishte shoqja ime më e mirë, motra ime që Zoti nuk ma dha kurrë. Kam qenë i trishtuar dhe i lodhur për t’u përballur me njerëz që edhe pa e njohur, guxonin të flisnin keq për të. Kështu jemi ne, në sherrin e një vajze me një djalë, fajin e ka vajza se ajo i sjell gjërat si t’i dojë qejfi. Po mashkulli çfarë? A mund të quhet burrë dikush që kërcënon dhe vret një femër? Thanë që e bëri nga dashuria. Jetën ta jep dhe duhet të ta marrë Zoti.

Në vitet e mia të jetës unë kam mësuar se në dashurinë e vërtetë pranohet refuzimi i dikujt dhe nuk kalohet në vrasje. Dikush që të do vërtet, lumturohet edhe duke të të parë të lumtur në krahët e dikujt tjetër. U tha edhe se ai e mbante me gjithë të mirat dhe shpenzonte për të. Broçkulla të mëdha. Nëse do ishte kështu, pse punonte Ariela ndërkohë që studionte? Pse punonin dhe lodheshin prindërit e saj për t’i siguruar shpenzimet e vitit të ri shkollor? U tha gjithashtu se edhe ajo ‘e ka kruajtur vetë’, përderisa nuk e denoncoi.

Unë, si miku i saj më i ngushtë, e di shumë mirë pse ajo nuk e bëri. Vëllai i Aldosenit mund të thojë që ai nuk e ka kërcënuar kurrë Arielën, por çfarë mund të quhet kjo gjë : Aldoseni kapte foto të motrës së saj rrugëve të Tiranës, ia hidhte në mesazhe Arielës dhe i thoshte ‘Ti shko më denonco, por motrës s’ke për ta parë më të gjallë’. A mund të quhet ky burrë, kur bën gjëra të tilla? a ka vend të hidhet baltë mbi dinjitetin e një femre që ka ndërruar jetë, kur përfundoi viktimë e një maniaku?

Juve flisni, sepse këtë dini ta bëni shumë mirë, por mendoni se ndoshta në të ardhmen do të jetë një e afërmja juaj në të njëjtën situatë. Mua më dhemb, më dhemb shumë që ju flisni, që ju gjykoni një vajzë, dita e së cilës ishte e ndarë mes punës dhe shkollës (për rezultatet e larta i ofruan dhe punë në Bashkinë e Tiranës, punë të cilën nuk e gëzoi).
Më vjen keq që e gjykoni Arielën pa e njohur, thjesht sepse keni një celular në duar dhe një gojë në fytyrë duhet ta nxjerrin ligësinë e vet vend e pa vend.

Ne nje lidhje kane qene me pare. Me pas ai e kercenonte, sepse nuk e pranonte qe ajo te vazhdonte jeten e saj qofte dhe me nje person tjeter. E ndiqte, e kercenonte. Me pare ai nuk e mbante me leke sic kane dale fjalet, sepse ajo punonte vete. Me pas ai e kercenonte dhe jo sic thuhet nga vellai i tij qe kurre s’e ka kercenuar Arielen. Kam pasur dhe nje moment te bisedes me Arielen kur ma ka thene dhe ne Instagram qe ai e kercenonte me te motren, se do i vriste te motren nese ajo e denonconte, por nuk po e gjej dot.

Une dua qe te gjithe ta mbyllin gojen. S’po i duroj dot keto komente negative. Ju lutem shperndajini, sepse nuk po ndihem hic mire duke lexuar brockulla per shoqen time me te mire.”

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Aldison BelulajAriela Muratishoku i ngushtesms


Ju sugjerojmë

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
Kryesore

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

29 Qershor, 2026 11:54 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Para
Këto janë gjërat që bëjnë femrat tërheqëse në takimin e parë

Këto janë gjërat që bëjnë femrat tërheqëse në takimin e parë

VIDEO-OPINION/ Besnik Sulaj sulmon Gjergj Bojaxhiun: Bashkë me Adrian Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri

VIDEO-OPINION/ Besnik Sulaj sulmon Gjergj Bojaxhiun: Bashkë me Adrian Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri

E keni parë puthjen në buzë të Bebe Rexhës me Rita Orën? Shqiptaret sapo thyen internetin

E keni parë puthjen në buzë të Bebe Rexhës me Rita Orën? Shqiptaret sapo thyen internetin
















TE FUNDIT

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm...

Lexo më shumë

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
29 Qershor, 2026

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë kryer një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit Pakistan–Afganistan për t’iu përgjigjur goditjeve “terroriste ndaj...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani kanë rënë dakord të ndërpresin sulmet e tyre dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjenga kantieri në Parkun e Hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}