Kronikë

Publikohen pamjet, momenti kur burri i armatosur vret gruan në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 06/05/21 |
Opi Nion

Janë publikuar pamjet e vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku 54-vjeçarja Liljana Buzo u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo.

Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin.

Sipas informacioneve,  autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.

E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me Koço Buzon . Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Po ashtu, autori i vrasjes plagosuri dhe dy persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas