Janë publikuar pamjet e vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku 54-vjeçarja Liljana Buzo u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo.
Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin.
Sipas informacioneve, autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.
E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me Koço Buzon . Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Po ashtu, autori i vrasjes plagosuri dhe dy persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al