Kronikë

Publikohen pamjet, ja vila luksoze me pishinë që iu sekuestrua Gentian Sharrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 10/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të operacionit të koduar “Illegal assets”, ku iu sekuestruan pasuri me vlerë 5 milionë euro Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharrës.

Në pamje shfaqen forcat e policisë teksa vendosin shiritin e sigurisë  në pasuritë e sekuestruara.

Po ashtu në video duket edhe vila luksoze me pishinë në pronësi të Gentian Sharrës që policia e shtetit i vendos mbishkrimin “sekuestruar nga policia”. Vila luksoze ndodhet në lagjen Katund i Ri në Elbasan.

Përveç vilës luksoze policia sekuestroi edhe: biznes fason dhe tokë arë; Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan; Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2  dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2,  në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra; Tokë arë me sipërfaqe 3533  m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra; Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra; Pasuri tokë arë  me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra. Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2  dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra. Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra. Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Emri i Gentian Sharrës doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani,  i cili zbërtheu vrasjet nga grupet e organizuara kriminale në vendin tonë.

Sipas policisë Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, rezulton të jetë i dënuar më parë për aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Po ashtu ai është i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, ndërsa është i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.

 

Pas