Vrasësi i komisar Artan Cukut, Mikel Shallari, 24-vjeç, në disa foto të publikuar në profilin personal në Facebook, shfaqet me armë zjarri në dorë që duket se janë pasioni i tij.
Arrestimi i tij u bë nga policia e kryeqytetit mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij nga Lushnja dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.