Do të luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.
Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.
Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.