Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të maturës për nxënësit të cilët nuk kaluan në provimet e qershorit.
Datat për zhvillimin e provimeve janë:
- Në 24 gusht, provimi i gjuhës së huaj;
- Në 27 gusht, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë;
- Në 31 gusht, provimi i matematikës;
- Në 3 shtator, provimi i lëndës me zgjedhje.
Provimet do të zhvillohen sipas protokollit të sigurisë të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë kundër përhapjen e Covid-19.
Testet do të kenë vetëm pyetje me alternativa dhe secili provim do të zgjasë 2 orë e gjysmë./ Opinion.al