Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikimi i videos intime së Gjicit, SPAK sekuestron kamerat dhe regjistrat e bashkisë

2023/06/17 at 5:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos seksuale: Ndjesë të gjithëve

Publikimi në media sociale i videos intime të ish-kryebashkiakut të Kukësit, SPAK nis hetimet. Hetuesit e BKH kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë së Bashkisë së Kukësit, të datës 6 Qershor 2023, për të parë hyrjen dhe daljen e vajzës që shfaqet duke kryer mardhënje initime me Gjicin.

Sipas eksperteve të SPAK që kanë parë videon, ajo është më e gjatë, dhe prej saj është prerë vetëm 2 minutat që janë bërë publike. Ka dyshime se në pjesën tjetër të videos janë diskutuar çështje të tjera që mund të rëndojnë pozitën e Gjicit përballë drejtësisë.

Hetuesit kanë sekuestruar regjistrat e hyrje-daljeve në zyrën e kryebashkiakut për të parë nëse vajza e ka frekuentuar edhe herë të tjera zyrën e Gjicit.

SPAK ka arritur që ta identifikojë vajzën përmes një tatuazhi që ka në dorë dhe që i dallohet në video dhe në fotot e marra nga profili saj në rrejtin social Facebook. Vajza nuk është marrë në pyetje pasi nuk është gjetur ende nga hetuesit.

Po ashtu në pyetje nuk është marrë as Safet Gjici. Deklarime në lidhje me këtë çështje do të japin edhe punonjës të Bashkisë së Kukësit.

Burime nga SPAK bëjnë me dije  se per momentin Safet Gjici mund të akuzohet vetëm për veprime të turpshme në publik, duke e konsideruar zyrën e tij të kryebashkiakut si ambient publik. Por për të shkuar tek akuza e “shpërdorimit të detyrës” duhet të provojnë interesin e vajzës në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që duhej të merrte firmën e kryetarit të bashkisë, e më pas në shkëmbim kryerjen e aktit intim në zyrën e tij.

Pas publikimit në media socile të një videoje, ku shfaqej duke kryer mardhënje intime, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka fshirë çdo gjurmë në rrjetet sociale. Faqja zyrtare e Gjicit në rrjetin social Facebook nuk gjendet më, edhe pse një ditë më parë ai publikoi aty reagimin pas publikimit të videos.

Gjithashtu nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kukësit janë fshirë të gjitha postimet e Safet Gjicit. Kjo faqe menaxhohet nga bashkëpuntorët e tij të ngushtë. Safet Gjici dha dorëheqjen dhe më pas u shkarkua nga detyra me vendim të qeverisë.

Në reagimin që bëri në rrjetet sociale pas publikimit të video skandalit, Safet Gjici u kërkoi falje votuesve por harroi t’u kërkonte familjarëve të tij. Ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë, të cilët janë në moshë madhore./tvklan

Etiketa: hetimeSafet Gjicispakvideo

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron jetë e mitura

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron jetë e mitura

Serbia mohon se po keqtrajton tre policët e Kosovës

Serbia mohon se po keqtrajton tre policët e Kosovës

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron jetë e mitura

Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin,policia:Humbi jetën një 8-vjeçare,u plagosën 5 të tjerë

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com