Emisioni “Opinion” ka diskutuar për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve që kanë të bëjnë me pagesat dhe numrat e kartave të identitetit.
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur në emision se nxjerrja e këtyre të dhënave është në shkelje e rëndë dhe duhet të ketë hetim.
“Është një nga shkeljet më të rënda që është ekspozimi i të dhënave personale. Nuk di nëse do të ketë filluar ndonjë proces se nga kanë dalë dhe kush i ka nxjerrë. Është një lloj wikileaks edhe pse nuk lidhet me prapaskenat shtetërore por ka nxjerrë në skenë disa gjëra, nxjerr një lloj morali edhe të medias duke parë njerëz të sojit tonë që bëjnë morale nëpër studio dhe rezutojnë që paguhen si zëdhënësa nëpër kompani oligarkësh, drejtorë televizionesh që paguhen sikur të jenë CEO kompanish ndërkombëtare nafte e që përdorin televizionet për vënie gjobash. Mendoj që kompromentojnë një pjesë të konsiderueshme të këtij pushteti që është përgjegjës për këtë lloj situate ku ne jetojmë”, shprehet gazetari Kikia.