Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.
Përmes një postimi në “Twitter”, Spiropali ka sulmuar drejtuesit e opozitës, presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ministrja ka theksuar në reagimin e saj se koha për të pastruar pisllëkun e hedhur mbi Shqipërinë do të jetë data 30 qershor.
“Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM.Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori.I treti bën cubin si komandant suprem.Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë!Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30QERSHOR”-shkruan Spiropali./ Opinion.al E.Xh.