Besart Kadia, zëvendës ministri i Financave, ka folur lidhur me publikimin e pagave dhe të dhënave sensisitve të qytetarëve.
Në emisionin “Opinion”, Kadia tha se publikimi i të dhënave që është një akt kriminal, teksa tha se qeveria shqiptare e ndihmuar nga shtete të tjera po heton për të zbuluar autorin që i ka publikuar këto të dhëna.
“Duke qenë se është çështjeve serioze, duhet ta kuptojmë është çështje kriminale. Janë mijëra punonjës tatimesh që kanë akses çdo ditë tek këto të dhënat. Punonjësit e tatimeve kanë akses dhe janë të dhëna shtetërore për të parë sa punohet. Tani kemi një akt kriminal të një individi. Këto janë të dhëna zyrtare që kanë akses punonjësit e tatimeve janë marrë në forma të ndryshme dhe janë bërë publike ato që kanë dashur, nuk janë të dhënat që përpunohen nga shteti. Tani debati nëse ndodhin apo nuk ndodhin ngjarje të tilla. Ky është një akt që ministria e Financave e ka çuar në Prokurori për t’u ndjekur më tej. Shtetet që janë shumë të avancuar në teknologji janë në këto çaste duke u marrë për të parë këtë çështje. Janë me qindra sulme që u ndodhin shteteve të ndryshme sot, nga shumë aktor”,- shtoi Kadia./ Opinion.al