-U tha në Opinion

Publikimi i pagave, Shkullaku: Është vazhdimi i fenomenit të patronazhistëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 23/12/21 |
Opi Nion

Gazetari Armand Shkullaku shprehet se publikimi i të dhënave dhe pagave të qytetarëve është vazhdimi i “fenomenit” të patronazhistëve.

Në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha setë dhënat aq të larta ruhen vetëm tek AKSHI ose e-Albania, ndërsa tha se të njëjtët numra që janë tek lista e patronazhistëve, janë edhe tek lista e pagave.

“Për mua është vazhdim i të njëjtit fenomen. Po të shikonin listën e dytë ku ishin të dhënat numër ID, numrin e telefonit, vendbanim dhe emri i babait është i njëjti numër tek lista e patronazhistëve. Pra, nëse ke patur këtë numër tek lista e patronazhistëve ke këtë numër që doli tek lista sot. Në rastin e patronazhistëve nuk është kryer hetimi siç duhet dhe është vajtur tek gazetarët. Lista me të dhënat ka dalë nga AKSHI, nga e-Albania, nuk ka asnjë institucion tjetër që të kishte të dhënat për një numër të lartë njerëzish”,-tha Shkullaku./Opinion.al

Pas