Aktualitet

Publikimi i pagave, Basha:Akt kriminal i urdhëruar, të përfshirë persona politikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 23/12/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, këtë të enjte ka folur për skandalin e publikimit të pagave të mbi 630 mijë qytetarëve.

Nga selia blu, Basha tha se kjo nuk është çështje e një punonjëseje që ka pasion të ketë në USB pagat e 630 mijë qytetarëve por është akt kriminal i urdhëruar.

Ajo që kemi parë sot është vite e vite larg. Po përpiqet që ta zvogëlojë këtë skandal, dhe ky pretendon se është çështje bravash. Nuk është çështje e një punonjësi që ka pasion shpërndarjen e pagave. Po pasion te kesh USB apo në hardisik të dhënat personale, ky nuk është pasion është akt kriminal i urdhëruar. Është akt kriminal i përmasave të tilla që nuk kanë urdhër të bëjnë realitet përfshirja e personave politik, ndjesa e tij është për të kaluar radhën, është pjesë e patronazhimit për blerjen e votës dhe mandatit të tretë. Burimi i çdo të keqje është blerja e votës. Ky skandal lidhet me vjedhjen e inceneratorët. Shqiptarët nuk kanë më asnjë dyshim i përfshirë në këtë është Edi Rama. Nga njëra anë skandali i patronazhistëve dhe nga ana tjetër skandali i inceneratorëve. Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët ja ku është ujku.’- tha Basha.

Basha theksoi se skandali i pagave nuk është gjë tjetër veçse zgjatimit të skemës së patronazhistëve./Opinion.al

Pas