Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk ka paraqitur dorëheqjen e tij. Në një postim në rrjete sociale, Honcharuk u shpreh se e ka paraqitur dorëheqjen për të shmangur çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin e tij për presidentin, të cilin e konsideron shembull të transparencës dhe vendosmërisë.
“Unë e mora këtë post për të zbatuar programin e presidentit. Ai është një shembull i transparencës dhe vendosmërisë për mua. Megjithatë, për të shmangur çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tim për presidentin, unë shkrova letrën e dorëheqjes dhe ia dërgova presidentit për ta paraqitur në Parlament”, thuhet në postimin e Honcharuk.
Kujtojmë se vendimi i tij pason polemikat që nisën në fillim të kësaj jave, pasi një audio-regjistrim, në të cilin Honcharuk dëgjohet duke bërë komente ofenduese mbi njohuritë e presidentit Zelenskiy për ekonominë u bë publik dhe u përhap me shpejtësi në rrjete sociale./Opinion.al