Aktualitet

Pseudonimet/ Pse Nexhmije Hoxhën e quanin Delikatja?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 03:00 - 02/12/15 |
b.f

Sigurisht që pseudonime dhe nofka gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës. Madje për të saktësuar duhet thënë se kishin më shumë se 5 pseudonime. Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?

Dushan Mugosha-Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.

popovic_mugosa

Liri Gega-Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.

Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.

Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-diktatorit Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.

nexhmija

Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës.

Enver Hoxha-Ivan; Malo; Mali;Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.

Nexhmije Xhuglini-Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)

Mehmet Shehu-Misha; Mjekra; Vjosa

Fiqirete Shehu (Sanxhaktari)-Qorja

Hysni Kapo-Besniku

Nako Spiru-Deti

Qemal Stafa-Brutus; Petriti

Shefqet Musaraj-Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari

Shefqet Peçi-Tërmeti

Vojo Kushi-Tarzani

Zaho Koka-Druvari; Vetëtima

Ramize Gjebrea-Besa; Interesanti

Rrahman Parllaku-Hallvaxhiu;Krajli; Sheqerxhi

Spiro Mojsiu-Majori

Manush Myftiu-Heqimi;Gjethja; Jysja

Naxhie Dume-Furtuna

Liri Gega-Muzhiku;Tefta; Harbutja

Gogo Nushi-Hyseni

Hito Çako-Bariu; Çobani; Shushica

Bedri Spahiu-Gjuetari dhe Kaçatori

Bilbil Klosi-Bilo

Dilaver Poçi-Çakalli

Ethem Gjinushi-Goliku

Kahreman Ylli-Bariu

Kiço Ngjela-Kila

Kristo Frashëri-Shkëmbi

Llazar Siliqi-Grethi;Shoku;Hylli; I riu; Shpendi

Petro Marko-Demo Koti

Spiro Çomora-Himarioti

Sterjo Spasse-Skënder Pirro

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Pas