Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Vladimir Putin është fituesi i vërtetë i Botërorit?

2018/07/04 at 8:46 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Vladimir Putin është fituesi i vërtetë i Botërorit?

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur e përcjellë ministra e kryeministra që nga fillimi i Botërorit.


Tifozë nga Rusia dhe nga e gjithë bota kanë blerë më shumë se 2.5 milionë bileta, duke e reklamuar vendin si destinacion turistik.

Kombëtarja ruse, e cila hyri në turne si ekipi më pak premtuese, i kaloi të gjitha pritshmëritë me lojën e shfaqur deri tani.

Botërori ka ngritur edhe profilin gjeopolitik të Putinit. Në një takim me presidentin rus në Moskë, këtë të mërkurë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, e uroi Putinin dhe i tha se mezi priste të mësonte se si e kishte menaxhuar botërorin me aq sukses, veç punëve të tjera.

Kjo është më shumë se mirësjellje diplomatike. Për sa i përket pamjes, Botërori duket se do të mbyllë një kapitull që për Putinin nisi me Soçin.

Disa ditë pas ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2014, qeveria ruse nisi aneksimin e gadishullit të Krimesë në Ukrainë, duke shkaktuar një krizë të gjerë ndërkombëtare. Kjo bëri që ndaj Moskës të ndërmerren një sërë sanksionesh. Rrëzimi i avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës e thelloi më shumë izolimin e Rusisë, gjë që vazhdoi edhe më tej pas ndërhyrjes ushtarake në Siri, si dhe pas ndërhyrjeve me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Lojërat olimpike të Soçit hodhën hije dyshimi edhe mbi sportin rus. Një raport i pavarur, i kërkuar nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut, tregoi se në Rusi kishte pasur një programi dopingu, të drejtuar nga qeveria, gjatë lojërave të Soçit. Si rrjedhojë, Rusia u ndalua të merrte pjesë në lojërat olimpike të Pjong Çangut, edhe pse atletët e pastër u lejuan të konkurrojnë me flamurin olimpik.

Putin po udhëheq në një kohë kur arena ndërkombëtare është në një çast rusofilie, të paktën në dukje. Lojërat nuk janë prishur nga dhuna e tifozëve, apo, larg qoftë, nga terrorizmi. Tifozët që festojnë në rrugët e Moskës e në qytete të tjera i japin Rusisë një pamje festive. Dhe nga pikëpamja gjeopolitike, presidenti rus do ta kurorëzojë botërorin duke takuar presidentin amerikan, Donald Trump, në Helsinki, një ditë pas finales së botërorit.

Programi i takimit duket tepër i përgjithshëm, tani për tani. Kur u pyet nga CNN për çështjet që do të diskutonin në takimin me Putinin, Boltoni shtoi se “do të diskutoheshin një sërë çështjesh midis dy vendeve, përfshi aneksimin e Krimesë”, diçka që Kremlini e quan të mbyllur,  edhe pse kjo lëvizje është njohur pak nga ndërkombëtarët.

Pasi gazetarët bënë presion për faktin që samiti po mbahet edhe pse Rusia nuk i ka ndryshuar qëndrimet për të cilat mori sanksione, Bolton tha:

“Është e rëndësishme që drejtuesit e këtyre vendeve të takohen. Do të ketë një sërë çështjesh për diskutim, pavarësisht mosmarrëveshjeve. Si Trump, ashtu edhe Putin, mendojnë se mund të gjejnë zgjidhje konstruktive. Kush mund të thotë që kjo është ide e keqe?”

Kjo s’është e vetmja shenjë se bashkësia ndërkombëtare po shfaq vullnet të mirë ndaj Putinit. Një grup senatorësh republikanë amerikanë do të shkojnë në Rusi javën tjetër, një tjetër vizitë e nivelit të lartë që zhvillohet me botërorin në sfond.

Finalja e botërorit më 15 Korrik i jep Putinit një tjetër mundësi për të luajtur rolin e burrit të shtetit. Udhëheqësi rus ka ftuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, që të shohë ndeshjen me të. Netanjahu nuk është përgjigjur ende për ftesën, ndryshe nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, që konfirmoi se do të jetë i pranishëm. Vladimir Putin është fituesi i vërtetë i Botërorit! /opinion.al-CNN

Etiketa: fituesi i boteroritVladimir Putin


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
U përdor për fushatë; fotoja skandalizon opinionin publik në Letoni

U përdor për fushatë; fotoja skandalizon opinionin publik në Letoni

Flasin ekspertët, ja çfarë ju shkakton dushi i tepërt

Flasin ekspertët, ja çfarë ju shkakton dushi i tepërt

Ronaldo ka një arsye madhështore që vesh gjithmonë fanellë me mëngë të gjata

Ronaldo ka një arsye madhështore që vesh gjithmonë fanellë me mëngë të gjata
















TE FUNDIT

Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!

Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!
5 Qershor, 2025

Seanca e ditës së sotme ka nisur me debate, pasi kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka kërkuar...

Lexo më shumë

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë
5 Qershor, 2025

Janë vënë në pranga këtë të enjte nga Policia e Tiranës tre persona, të cilët akuzohen për shitje të paligjshme...

Lexo më shumë

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol
5 Qershor, 2025

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar. Në kuadër të punimeve të...

Lexo më shumë

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë
5 Qershor, 2025

Mark Molla, ish-administratori i Ujësjellësit të Shkodrës, ka dëshmuar këtë të enjte në GJKKO, në procesin që zhvillohet ndaj ish-kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com