Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse vetëvriten njerëzit? Depresioni nuk qenka shkaku kryesor

2018/10/14 at 2:59 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse vetëvriten njerëzit? Depresioni nuk qenka shkaku kryesor

Robin Uilliams (63), Kërt Kobein (27), Ernest Heminguej (61), Alan Turing (41), Virginia Ulf (59), Vincent Van Gogh (37-vjeç).


Kur të keni përfunduar leximin e kësaj liste njerëzish të ndjeshëm, që humbën jetën si pasojë e vetëvrasjes, diku tjetër në botë një person tjetër do të ketë bërë të njëjtën gjë, rreth 1 person në çdo 40 sekonda (rreth 800.000 në vit), duke e bërë vetëvrasjen ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA dhe jo vetëm.

Pse? Sipas psikologut të shquar Xhesi Bering i Universitetit të Otagos në Zelandën e Re, në librin e tij të spikatur “Pse vrasim veten”, “çështjet specifike që çojnë një person të caktuar të vrasë veten janë po aq të ndryshme, sa edhe ADN-ja e tyre – që përfshin zinxhir ngjarjesh, që një ekspert e quan “marramendëse në shumëllojshmërinë e vet”.

Lista e shkurtër e mësipërme, përfshin njerëz me një diversitet moshash, profesionesh, personalitetesh dhe gjinish. Depresioni zakonisht shfaqet në shumë raste të vetëvrasjes, megjithatë shumica e njerëzve që vuajnë nga depresioni nuk vrasin veten (vetëm rreth 5 për qind e tyre thotë Bering), dhe jo të gjitha viktimat e vetëvrasjeve janë në depresion.

“Rreth 43 për qind e ndryshueshmërisë në sjelljen vetëvrasëse në mesin e popullatës së përgjithshme, mund të shpjegohet përmes gjenetikës”, raporton Bering “ndërsa 57 për qind i atribuohet faktorëve mjedisorë”.

Pasja e një predispozitë gjenetike për vetëvrasje, e kombinuar me një sekuencë të veçantë të sulmit ambjental ndaj dëshirës së dikujt për të jetuar, i çon disa njerëz të përpiqen të bëjnë të pamundurën që dhimbja të ndalojë. Në rastin e Bering, kjo ndodhi fillimisht si një adoleshent homoseksual i mbyllur në vetvete “në një qytet të vogël intolerant në perëndimin e mesëm”, dhe më pas me papunësinë në kulmin e karrierës së tij akademike (suksesi mund të çojë në standarde paarsyeshmërisht të larta mbi lumturinë, të shkatërruara më vonë nga peripecitë e jetës).

Megjithatë, homoseksualët më të shtypur dhe akademikët e papunë nuk duan të vrasin veten.

“Në shumicën dërrmuese të rasteve, njerëzit vrasin veten për shkak të njerëzve të tjerë”- shprehet Bering. “Problemet sociale – sidomos një shqetësim shumë i paqëndrueshëm mbi atë që mendojnë të tjerët ose që do të mendojnë për ne, nëse vetëm do të dinin atë që ne e perceptojmë të jetë një gjë e pakëndshme e vërtetë – ushqejnë një zjarr vdekjeprurës”.

Ashtu si shumica e sjelljeve njerëzore, vetëvrasja është një veprim shumëfunksional. Ekspozimi i variablave më të fuqishëm parashikues është i vështirë, veçanërisht për shkak se gjendje të tilla konjitive të brendshme, mund të mos jenë të arritshme edhe tek personi që i përjeton ato. Ne nuk mund të perceptojmë funksionimin neurokimik të trurit tonë, ndaj proceset e brendshme zakonisht i atribuohen burimeve të jashtme.

Edhe ata që përjetojnë ide vetëvrasëse, mund të mos e kuptojnë pse-në, apo edhe se kur një ide mund të shndërrohet në një veprim konkret.

Ky vëzhgim është përforcuar nga Ralf Ljuis, psikiatër në Universitetin e Torontos, i cili punon me pacientët që vuajnë nga kanceri, dhe të tjerë që përballen me vdekjen. “Shumë njerëz që janë në depresion klinik, do të mendojnë se arsyeja se përse ata ndihen ashtu, është për shkak të një krize ekzistenciale rreth kuptimit të jetës, apo që i detyrohet një ngjarjeje relacionale që ka ndodhur”- thotë Ljuis.

“Por ky është atribuimi subjektiv i njerëzve, kur në fakt ata mund të jenë në depresion për arsye që nuk i kuptojnë”. Për shembull, në praktikën e tij klinike ai vëren:”Kam parë shumë raste kur këto kriza ekzistenciale, praktikisht janë zhdukur nën ndikimin e një antidepresanti”.

Ky gabim atributiv, thotë Ljuis, është i zakonshëm:”Në një nivel themelor, ne të gjithë i interpretojmë gabim shkaqet e gjendjeve tona mendore, për shembull, duke bërë përgjegjës për nervozizmin tonë fjalët e thëna nga dikush, kur fakt është se kjo ka nodhur për shkak se jemi të uritur, të lodhur”.

Gjatë konsultimeve me të mbijetuar të tentativave për vetëvrasje, Ljuis vëren:”Ata thonë ’Nuk e di se si më erdhi. Nuk e di se çfarë isha duke menduar”. Kjo është arsyeja se përse parandalimi i vetëvrasjeve është kaq i rëndësishëm:pasi njerëzit mund të jenë shumë bindës në argumentimin se pse ata besojnë se jeta – jeta e tyre – nuk është e vlefshme për t’u jetuar.

Dhe megjithatë gjendja duket radikalisht ndryshe disa muaj më vonë, ndonjëherë për shkak të një ilaçi antidepresiv, ndonjëherë për shkak të ndryshimit të rrethanave, ndonjëherë thjesht nga një ndryshim misterioz i mendjes”.

Etiketa: depresionidevetevrasje


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Para
Salianji: Balla ka shpenzuar 600 mijë euro me trafikantin në 18 udhëtime

Reagon Ervin Salianji për padinë e Ballës

Detaje nga ceremonia e fejesës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

Detaje nga ceremonia e fejesës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

Nga zhdukja e akneve deri te buzët mishtore, 10 këshilla praktike bukurie

Nga zhdukja e akneve deri te buzët mishtore, 10 këshilla praktike bukurie
















TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com