-U tha në Opinion

Pse u rrit papritur çmimi i naftës? Flet Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 09/03/22 |
Opi Nion

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka sqaruar pse çmimi i naftës u rrit papritur në vendin tonë.

Aliaj ka thënë në emisionin “Opinion” se rezervat e sigurisë  detyrojnë vetëm që të ketë furnizim tregu, por jo që të garantojnë çmimin.

Më tej, shpjegoi dhe mënyrën se si arrin nafta në vendin tonë, ndërsa tha se çmimi që blihet nafta është ai i momentit pasi gjithçka kryer nëpërmjet një procesi online.

“Rezervat e sigurisë na detyrojnë që ne të garantojmë tregun fizikisht me furnizim, por jo me çmim, sepse është e pamundur. Në doganën e Durrësit të investigojnë të shikojnë, online në momentin që ti do të ngarkosh një bot të furnizosh pesë pika telefonon, ta mbyllin në Londër, ta mbyllin faturën dhe ta sjellin faturën me çmimin online të momentit, kështu furnizojnë depozitat. Derisa ngarkohet në autobot për t’u hedhur në treg nafta qarkullon në përgjegjësin e tredarve, pra vjen në Durrës si pronësi më përket mua, por vlerën dhe pagesën e transferon në momentin që unë e thërrasë. Pra është online, nuk është e mbyllur në vlera.”-tha Aliaj./Opinion.al

Pas