“Shtëpia e Bardhë” e Staten Island -it, është ish-shtëpia e gangsterit më të madh në Nju Jork, Paul Castellano. Pronari i ri i saj është shqiptaro – amerikani Sal Rusi, i cili në shtator të 2015 ishte mikëpritës i Hillary Clinton
STATEN ISLAND, NY – Gazeta kryesore e Staten Island në New York, shkruan se Hillary Clinton e përmbushi ëndrrën politike: “Ajo hyri në “Shtëpinë e Bardhë”! Por si? Shtëpia e famshme në lagjen e pasanikeve në Todt Hillaty u ndërtua nga ish-kreu i mafias italiane, ish kryegangësteri njujorkez, Paul Castellano. Pikërisht aty, pronari aktual i kësaj shtëpie, Sal Rusi ka organizuar një koktejl privat politik për mbledhje fondesh.
Shtëpia e njohur për kolonat e saj “mbretërore”, është e ndërtuar në një “brryl” të rrugës 177 Benedict Rd dhe do të jetë aty ku Clinton e bën debutimin e saj elektoral ne Staten Island në fushatën e saj presidenciale.
Ky event është vënë në programin e fushatës së mbledhjeve të fondeve nga vetë Hillari Clinton së bashku me drejtuesit e kësaj fushate shkruan gazeta “Staten Island Advance”, dhe shton se ”njerëz të nivelit të lartë për mbledhjen e fondeve që nuk dinë asgjë rreth Nju Jorkut, e lëre më ne Staten Island”, kan zgjedhur këtë shtëpi”, shkruan Shapiro.
Gazeta shkruan se ish- shtëpia e një kryemafiozi nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për Presidente të SHBA. Rusi zotëron një biznes të fuqishëm”Benjamin Maintenance”, kompania që mirëmban fasadat e Manhattanit në Nju Jork.
“Takimi me Clinton në Staten Island do të jetë një mundësi e madhe për të pranishmit për të dëgjuar diçka prej saj , në këtë shtëpi.” Cmimi për person përfshin edhe një foto me kandidaten për Presidente Hillary Clinton.