Në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala të Gazetës Express ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka treguar edhe synimin e lëvizjes së krijuar prej tij që mban emrin “Zgjidhja”.
Kokëdhima tha se do t’i propozojë liderit të PS Edi Rama që në listat e Partisë Socialiste të jenë kandidatë për deputetët edhe përfaqësues të propozuar nga lëvizja “Zgjidhja”.
Kokëdhima rrëfen se ka kërkuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar këtëçështje, dhe situata të tjera të aktualitetit politik në vend. Por ai shton më tej se ky takim u anulua si mundësi pas një interviste televizive që ai dha në një televizion lokal në Shqipëri, për shkak se siç ai ngre dyshime, Ramës nuk i kanë lënë “shije të mirë” deklaratat e bëra prej tij.
Shiko videon: