Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse terroristët nuk sulmojnë Italinë? Ndikimi i faktorit “mafia”

2018/04/25 at 6:00 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse terroristët nuk sulmojnë Italinë? Ndikimi i faktorit “mafia”

The Economist


Është fotoja e një djali të ri, i kthyer me shpinë, me një thikë të madhe në dorë. Përkrah tij shkruhet me shkronja të mëdha në italisht “Duhet t’i Luftosh”.

Fotoja u shpërnda Gushtin e shkuar në “Telegram”, aplikacionin e preferuar të ISIS-it. Ishte ftesë e hapur për “ujqit e vetmuar” që të vrisnin italianët. “Site Intelligence Group”, faqja e internetit që monitoron komunikimet e xhihadistëve, e vendosi foton pak pasi u shpërnda videoja e guerrilasve të ISIS-it në Filipines, të cilët shfaqeshin duke sulmuar një kishë katolike dhe duke grisur foto të Papës Françesk.

“Ju qafirë (të pafè), mbajeni mend këtë”, thoshte personi i maskuar duke tundur gishtin para kamerës: “Do të vijmë në Romë, inshallah!” Kërcënimi i tij që prej 10,000 kilometrash distancë mund të duket si larg nga realiteti. Por dëshira e xhihadistëve për të sulmuar shtëpinë e krishterimit perëndimor është mëse reale. Prandaj është mbresëlënës fakti që Italia nuk ka qenë asnjëherë shënjestër e sulmeve si ato që kanë ndodhur në Britani, Francë, Gjermani e Spanjë. Dhe nuk ka lidhje me numrin e lartë të emigrantëve të secilit vend, sepse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2017 Italia ka pritur 82% të të gjithë emigrantëve që kanë zbritur në Europë.

Disa e shpjegojnë me faktin që mafia italiane nuk i ka lejuar xhihadistët të organizohen. Por këtë ide nuk e mbështet Arturo Varveli, anëtar i Institutit për Studime të Politikave Ndërkombëtare, një grup ekpertësh në Milano. Ai thotë që mafia italiane e ka kontrollin në jug, dhe emigrantët myslimanë jetojnë të përqendruar në veri të Italisë.

Një zyrtar i lartë i policisë italiane thotë se mafia ka ndikuar vërtet, por jo ashtu siç mendojnë njerëzit. Lufta që i ka bërë policia italiane grupeve mafioze ndër dhjetëvjeçarë u ka dhënë një përvojë të mirë për sa i përket krimit të organizuar. Dhe policia italiane nuk ka pasur të bëjë vetëm me mafian, por edhe me ekstremistët politikë (të majtë e të djathtë) që kanë qenë aktivë në Itali mes viteve 1970 dhe 1980, dhe që planifikonin sulme terrori. Krimi i organizuar dhe terrorizmi ndër vite ka bërë që gjykatësit italianë të jenë më të shpejtë kur u kërkohet autorizim për të përgjuar të dyshuarit. Historia e viteve të fundit në Itali tregon edhe që vendi është më i ashpër kundër atyre që përpiqen ta shfajësojnë terrorizmin.

Më 24 shtator, kur një avion Boeing 737 u nis nga aeroporti i Bolonjës për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, brenda kishte personin e 209-të që dëbohej nga Italia që nga viti 2015 për ekstremizëm fetar. Myslimani 22 vjeçar ishte arrestuar nga policia teksa përpiqej t’u mbushte mendjen njerëzve të mos futeshin në kishë. Ai ishte mbajtur një ditë në qeli dhe ishte liruar të nesërmen. Më pas ishte mbajtur nën vëzhgim të plotë nga policia, derisa u vendos për ta dëbuar.

Policët italianë thonë se kanë më pak të dyshuar për të monitoruar se kolegët e tyre francezë e britanikë, ngaqë shumica janë dëbuar nga vendi. Numri i “luftëtarëve të huaj” që janë nisur nga secili vend për të ndihmuar ISIS-in tregon në një farë mënyre se ku ka më shumë të radikalizuar. Një studim i Zyrës Kombëtare Amerikane për Kërkime Ekonomike arriti në përfundimin se nga Italia, në vitet 2014-2015, ishin nisur vetëm 87 luftëtarë të huaj për të ndihmuar ISIS-in. Nga Britania ishin nisur 760 e nga Franca gati 2500. Dhe të tria vendet kanë pothuajse numër të njëjtë popullsie. Sipas z.Varveli, kjo ndodh për dy arsye: Së pari, pak myslimanë që jetojnë në Itali i përkasin brezit të dytë të emigrantëve, të cilët janë më të prirur për t’u radikalizuar. Vetëm 0.3% e banorëve të Italisë janë emigrantë nga vende jashtë BE-së. Në Britani janë 3%, në Francë 3.9%. Veç kësaj, Italia nuk ka “ghetto” islamikësh, lagje të veçuara e të paintegruara emigrantësh nga Lindja e Mesme, siç është rasti në Francë.

Michele Groppi, i cili jep mësim te Akademia e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, vë në dukje një faktor të tretë. Ai thotë se ka prova që sugjerojnë se kur Al-Kaeda ishte forca drejtuese e xhihadistëve, Italia përdorej si baza e armatimeve në Europë. “Kjo na ka mbajtur të sigurt, sepse na e kishin nevojën”, thotë ai. Situata ka ndryshuar që atëherë. Shumë xhihadistë që kanë rënë në sy kohët e fundit kanë pasur në fakt lidhje me Italinë. Mes tyre është edhe Jusef Zagba, një maroken me nënshtetësi italiane, si dhe një prej tre terroristëve që përdorën një kamion dhe thika për të vrarë tetë njerëz në London Bridge, më 3 Qershor. Z.Groppi thotë se nëse Libia bëhet qendra e radhës për rebelimet e xhihadistëve, Italia dhe Vatikani do të ishin në rrezik serioz./ Top Channel

 

Etiketa: Italinemafiasulmojneterroristet


Ju sugjerojmë

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë
Aktualitet

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

20 Korrik, 2025 4:06 pm
Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit
Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

20 Korrik, 2025 3:55 pm
‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..
Aktualitet

‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..

20 Korrik, 2025 3:45 pm
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/Rama:Ka ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur vetë. Gjoba për..

20 Korrik, 2025 3:23 pm
Një grup kishte planifikuar vrasjen e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano
Aktualitet

Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

20 Korrik, 2025 3:04 pm
(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..
Aktualitet

(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..

20 Korrik, 2025 2:55 pm
Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..
Aktualitet

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

20 Korrik, 2025 2:43 pm
Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri
Aktualitet

Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri

20 Korrik, 2025 2:29 pm
“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
Aktualitet

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

20 Korrik, 2025 1:40 pm
Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
Aktualitet

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

20 Korrik, 2025 1:27 pm
Para
Madonna humb gjyqin, del në ankand letra e ndarjes që i dërgoi 2Pac

Madonna humb gjyqin, del në ankand letra e ndarjes që i dërgoi 2Pac

Andersson: Ibrahimovic nuk përfshihet në planet e mia për Botëror

Andersson: Ibrahimovic nuk përfshihet në planet e mia për Botëror

Xhaxha dhe nip dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e grekut në ’96

Xhaxha dhe nip dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e grekut në '96
















TE FUNDIT

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë
20 Korrik, 2025

Pavarësisht parashikimeve optimiste, muaji korrik duket se nuk po i përmbush pritshmëritë e operatorëve turistikë. Sipas Unionit Turistik Shqiptar, fluksi...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit
20 Korrik, 2025

Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari  në Durrës. Policia...

Lexo më shumë

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë
20 Korrik, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i...

Lexo më shumë

‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..

‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..
20 Korrik, 2025

Presidenti i Këshillit Ekonomik e Social Evropian, Oliver Röpke, ka deklaruar se reformat që po bëjnë shtetet kandidate, ndër to...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com