Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse studentët duhet të vazhdojnë protestën

2018/12/07 at 1:37 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse studentët duhet të vazhdojnë protestën

 


Për herë të dytë që pas viteve ’90, studentët në Shqipëri janë fjala e parë e shoqërisë. Mediat e opinioni publik, prej 3 ditësh po pasqyrojnë protestat e tyre. Përtej retorikave me llogari kryesisht politike, për numrin e pjesëmarrësve, fakt është se në rrugët e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera, janë me mijëra, për të mos thënë dhjetra mijëra të rinj, që kërkojnë as më shumë e as më pak, por të drejta që i meritojnë. Le të matet qoftë me kënde reduktuese kamerash, qoftë me syze këshilltarësh, qoftë me teleskop denigrues, por ajo çfarë ndjehet është se këta studentë po gjejnë mbështetje nga mijëra hallemëdhenj të tjerë, të cilët, ndoshta tuten për t’iu bashkuar në protestë.

E pra, këta mijëra studentë në të gjithë vendin po protestojnë për tarifat e larta të shkollimit që duhet të paguajnë, si dhe për një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili i detyron ata të paguajnë për çdo provim të mbartur.
Ministria e Arsimit, duke parë seriozitetin e studentëve në protestë dhe vendosmërinë e tyre, e shfuqizoi VKM-në. Tërheqja nga vendimi i ministres Nikolla është një shenjë që protesta po e arrin qëllimin e saj. Po ashtu edhe Kryeministri i vendit, politika e të cilit në vitin 2014 rriti tarfiat e studentëve, (pra tarifat e sotme i kemi peshqesh prej tij) del dhe publikon në Facebook një status ku thotë se ka nisur një investim masiv për godinat e studentëve. Z. Kryeministër, këta studentë po protestojnë për situatën aktuale të konvikteve, ku nuk ka dushe funksionalë, edhe nëse ka, janë me orare, kaloriferët nuk punojnë, lagështia mbizotëron në çdo vend dhe jo për projektet tuaja në të ardhmen. Po protestojnë për tarfiat e larta.

Por, a kanë të drejtë studentët që protstojnë?

Që prej kohës që tarifat e shkollimit u rritën (2014), paratë e mbledhura nga studentët, ku shkuan? Kjo rritje e tarifave a e justifikon shërbimin që marrin ata? Pra, kur tarifat ishin më të ulëta, çfarë ndryshoi në sistem që ato u rritën? Dhe që prej vitit 2014 bëhen 4 vite që kanë hyrë në fuqi tarfiat e larta, ku kanë shkuar këto parë të studentëve? A është bërë ndonjë investim? Nëse po, ku? A kanë sot studentët në universitete laboratorë? A kanë ambiente ku të zhvillojnë në praktikë dijet që marrin në mësim? A kanë biblioteka? A është rritur ekonomia shqiptare që prindërit të mund të përballojnë tarfiat e larta të shkollimit të fëmijëve të tyre?

Të gjithë e pranojmë që familjet shqiptare po kalojnë një periudhë shumë të vështirë ekonomike. Shumë janë të papunë, në disa familje punon vetëm kryefamiljari, në disa të tjera vëllai jashtë Shqipërisë. Tarifës së shkollimit shtoji këtu edhe tarifën e jetesës në Tiranë, si qeranë, ujin, dritat, ushqimin, librat, rrobat dhe kjo pastaj kthehet në një mision të pamundur për prindërit. Madje, studentë të caktuar më pohuan se prindërit e tyre i kishin marrë në telefon, për t’i thënë “protestoni, por në kamera mos u dukni, sepse ju njohin dhe na hapin probleme në punë”. Frika, kjo është ajo çfarë po e mban këtë popull urtë. Po jo studentët, që sot më shumë se kurrë kanë në dorë shumë gjëra, jo vetëm në pjesën e arsimimit por edhe të së ardhmes të këtij vendi.

Pse studentët nuk duhet të ndalen?

Studentët sot kanë një mijë arsye për të protestuar.
Kjo protestë nuk duhet të ndalet, por duhet të vazhdojë më tej. Studentët duhet të kërkojnë nga ministria “vetting” për pedagogët. Personalisht di pafund histori të pedagogve që përpara auditoreve, përpara studentëve kërkojnë lekë për provimet. Dhe kjo situatë është tepër e rënduar në Elbasan, Korçë e Vlorë. Madje, atje studentët detyrohen të mos shkojnë në universitet por në punë të ndryshme, me qëllim që të mbledhin paratë dhe të paguajnë provimet, sepse pedagogët këtë u kërkojnë. Edhe kur kërkon rivlerësim të fletës së provimit, ke presion pafund nga pedagogu.

Duhet të ngrihet një grup i posaçëm nga Ministria e Arsimit, për kontrolle të vazhdueshme mbi njohuritë e pedagogëve, për diplomat e tyre. Të mos flasim për raste të pedagogëve që detyrojnë studentët të blejnë librat e tyre, apo ua marrin “haraçin” në mënyrë më të rafinuar, duke i detyruar që ata të marrin kurse private nga vetë pedagogu. Shumë të tjerë nuk shkojnë as në auditore të japin mesim, arsye për të cilën paguhen, por dërgojnë atje asistentët e tyre. Ka edhe nga ata që vijnë në universitete vetëm në kohën e sezonit të provimeve, me qëllim “vjeljen” e studentëve.

Kjo është më e pakta. Një student sot përballet me burokracinë e sekretareve në universitete, përballen me “ligjet” e shumta të rregulloreve të brendshme që janë bërë për t’ua nxirë jetën studentëve. Ambientet e universiteteve janë mbushur me të paaftë të cilët janë aty se kanë paguar, prej partisë ose se kanë një mik të fortë.
Por, protesta e studentëve nuk ka vetëm për qëllim tarifën, sepse siç po e shikojmë, ministrja Nikolla po tërhiqet, sepse as ajo e as qeveria nuk dëshiron të ketë një përballje me studentët. Madje do plotësojë çdo kërkesë të tyrë, vetëm për t’i qetësuar të gjithë.

A është kjo protestë politike?

Partiake jo, politike po, sepse vetë politika e çoi situatën në këtë pikë.
Kjo protestë duhet kanalizuar ndryshe dhe duhet të marrë një formë reagimi për çdo gjë ndodh në këtë vend. A fitojnë gjë studentët në fund të fundit edhe nëse qeveria së bashku me ministrinë, ua plotësojnë të gjitha kushtet?

Po, studentët do fitojnë tarifë më të ulët, por nuk kanë kushte të tjera për t’u zhvilluar në profesionet e tyre. Vetë studentët, pasi mbarojnë shkollimin detyrohen të përballen me injorancën e administratës shtetërore. Nuk mund të gjejnë vende pune dhe në këtë vend mbeten pa të ardhme. Zgjidhja e vetme mbetet ikja nga ky vend dhe më besoni, vitet e fundit kanë ikur nga Shqipëria shumë mjekë, studentë mjekësie, infermierë. Pse? Sepse këtu nuk ka asnjë mundësi për të ndërtuar një familje, një jetë. Shumë të tjerë e kanë braktisur shkollimin dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, sepse nuk kishin lekë për të përballuar shkollimin, një e drejtë që u takon të gjithëve.

Por jo vetëm kaq. Në Shqipëri është koha që vërtet të këtë një ndryshim të elitave. Ka 25 vite që në politikë, aty ku edhe mundet të zhvillohen politikat e ndryshimit për këtë vend, nuk ndodh asgjë. Janë të njëjtët njërëz, të njëtët persona që thjesht një herë në katër vite ndryshojnë karriget e njëri-tjetrit dhe nuk japin shpresë për asnjë person, qytetar që jeton në këtë vend. Koha e kësaj “elite” politike ka mbaruar. Ajo e pati kohën e mjaftueshme të tregonte se çfarë mund të bënte që prej viteve ‘90 e këtej. Pikërisht madhështia e kësaj proteste të sotme, që shumëkush e quan marrëzi, është se ajo po përpiqet të mos e “ndotë veten” me emisarë politikë që “rrëshkasin” nëpër strukturat e të rinjve, vetëm për të përfituar sadopak “kapital politik”, për urdhërdhënësit e tyre. Jo se nuk janë të mirëpritur, se edhe ata të njëjtat problem kanë, por nëse vijnë si të dërguar të liderve, pa dinjitet e guxim, atëherë, le të vazhdojnë lëpirjen dikur tjetër.

Tashmë duhet që fatet e këtij vendi t’i marrë në dorë një tjetër elitë. Një elitë më me shumë energji, me dëshirë, vullnet dhe ambicie për të ndërtuar politika për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kjo është koha e studentëve, është koha jonë. Nëse nuk është sot, kur do të jetë? Prandaj kjo “marrëzi” është madhështore…/Osman Stafa, gazetar Tv Klan

Etiketa: arsyeprotestestudent


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Video/ Studentët në protestë i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata

Video/ Studentët në protestë i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata

“Sot s’duhet të hesht askush. Bashkohuni me studentët të mundim të keqen”

"Sot s'duhet të hesht askush. Bashkohuni me studentët të mundim të keqen"

Tragjike/Spitali nuk ka gjinekolog, gruaja shtatzënë humbet tre fëmijët

Tragjike/Spitali nuk ka gjinekolog, gruaja shtatzënë humbet tre fëmijët
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}