Disa foto të shqiptarëve që kryejnë shërbimin ushtarak në Greqi duke bërë simbolin e shqiponjës ka nxehur edhe një herë gjakrat. Janë grekët ata që reagojnë gjithnjë ashpër sa herë bëhet fjalë për shqiptarë apo për simbolet e tyre. Dje ministri tha se do të marrë masa ndaj këtyre ushtarëve. Gjithashtu media greke shkruan me mllef ndaj tyre.
Por çfarë ndodh në vendet e tjera? Një shqiptar që jeton në Itali, Hajri Kaçi nga Lura e Dibrës ka postuar në facebook një foto me simbolin e shqiponjës. Fotografia është shkrepur në Torino dhe siç shihet ai është në mes të dy karabinierëve italianë të cilën kanë pozuar duke bërë simbolin shqiptar. Asnjë masë nuk është marrë ndaj tyre. Askush nuk nervozohet në Itali për “shqiponjën”.
Po me Greqinë çfarë ndodh?!