Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Shqipëria nuk u prek nga kriza financiare globale

2019/06/03 at 1:29 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Shqipëria nuk u prek nga kriza financiare globale

Shqipëria ishte një nga ato pak vende që nuk u prek nga kriza financiare e viteve 2008-2009. Gjatë një konference që u mbajt në Windsor, Mbretëri e Bashkuar u diskutua mbi politikat e Bankave Qëndrore, ndërsa ish Guvernatori, Ardian Fullani tregoi se si Shqipëria përballoi krizën.


“Banka e Shqipërisë e vuri prioritet stabilitetin financiar përpara fillimeve të krizës globale në 2007, duke e konsideruar atë një kontribut madhor jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të bankave dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe bankar, por edhe rritjen e efiçencës të politikës monetare në mbajtjen në objektiv të inflacionit, si edhe ekuilibrin e kursit të këmbimit si faktorë bazë për një rritje të qëndrueshme ekonomike”, theksoi Fullani.

Sa i përket zhvillimeve teknologjike, me lulëzimin e inteligjencës artificiale, robotikës, si edhe infrastrukturave të reja teknologjike bankare dhe të pagesave në kohë reale, si blockchain dhe monedhat virtuale ish-Guvernatori u shpreh se këto ndryshime janë produkt i kohës ku jetojmë.

Sipas tij ato mund të kenë një impakt mjaft pozitiv në përmirësimin e infrastrukturës bankare, dhe jo vetëm, për të rritur efiçencën e këtyre mekanizmave me qëllim arritjen e ekselencës në shërbimet bankare.

Në lidhje me pritshmërinë mbi bankat qëndrore, Fullani u shpreh se qeveritë duhet të sigurojnë që bordet e bankave qendrore të qeverisen nga autoritete me njohuri komplementare dhe miks kompetencash me qëllim përballimin e sfidave dhe mandateve të reja.

“Bankave qendrore duhet t’u sigurohet autonomia në vendimmarrje me qëllim tërheqjen e talenteve të duhura në realitetin e teknologjisë dhe inovacionit. Bankat qendrore gjithashtu duhet të ruajnë një komunikim ekselent me të gjithë aktorët financiarë dhe t’u qëndrojnë afër atyre me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe shmangien e zhvillimeve të padëshiruara të ngjashme me ato të një dekade më parë. Bankat qëndrore duhet të bëhen më të zhdërvjellëta dhe inovative, për të futur në ombrellën e tyre dhe mbështetur zhvillimet e teknologjisë financiare”, theksoi ish Guvernatori Ardian Fullani.

Viti 2008 do të mbahet në mend si vit që u përshkua me një krizë financiare, e cila paraqitet një herë gjatë një shekulli. Kriza shkaktoi lëkundje të papara në Wall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive.

Shenjat e para të krizës ekonomike u paraqitën në gusht të 2007-ës, por 2008-ta ishte viti i krizës së vërtetë financiare, e cila e futi ekonominë e Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë në recesion, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.

Viti 2008, pos tjerash i dha fund Wall Street-it, një nga institucionet më të mëdha financiare, që u gjunjëzua nën barrën e humbjeve të mëdha nga kreditë, gjë që nxiti rënien e çmimit të naftës.
Viti 2008 do të mbahet në mend edhe për masat e papara radikale të autoriteteve, në përpjekje për të zbutur krizën. Fjalët kolapsi kreditor dhe stimulet fiskale u bënë pjesë e fjalorit të përditshëm. / Opinion.al

Etiketa: Ardian Fullani


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Armando Duka optimist për një rezultat pozitiv me Islandën

Armando Duka optimist për një rezultat pozitiv me Islandën

Kush i dhunoi protestuesit?

Kush i dhunoi protestuesit?

PS ndryshon axhendën e Kuvendit

PS ndryshon axhendën e Kuvendit
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}