Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Serbia është tërheqëse për kompanitë gjermane?

2023/10/24 at 8:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse Serbia është tërheqëse për kompanitë gjermane?

Garancitë e investimeve janë thelbësore për politikën gjermane të tregtisë së jashtme. Nëse një kompani gjermane investon në një vend në zhvillim ose në një të ashtuquajtur vend me zhvillim të shpejtë, ajo mund të aplikojë për sigurimin e investimeve nga qeveria federale.


Në rast se një kompani duhet të anulojë një investim për shkak të shpronësimit, luftës ose shkeljeve të ligjit nga qeveria e vendit të huaj në fjalë, qeveria gjermane do të kompensojë pjesën më të madhe të humbjes. Për shembull: në gjysmën e parë të 2023, qeveria gjermane garantoi rreth 30 miliardë euro investime me sigurimin e saj.

Por ky sigurim është i lidhur me kosto të caktuara, shpesh miliona, për vetë kompaninë që dëshiron të investojë – si në formën e taksave, burokracisë, ashtu edhe në rast se në fakt ndodh një rast dëmtimi.

Strategjia e re

Ndaj lajmi i rëndësishëm është se qeveria gjermane vendosi në fillim të javës të përmirësojë kushtet e garancive të investimeve për ekonominë gjermane në vende të përzgjedhura dhe të përgjysmojë kostot e garancisë. Ka 34 shtete në të gjitha kontinentet për të cilat përmirësohen kushtet. Kur bëhet fjalë për Evropën, këtu renditen Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Vendimi është pjesë e strategjisë së diversifikimit të qeverisë gjermane, e cila synon të reduktojë varësinë e madhe nga disa tregje dhe nyje kritike në zinxhirët e furnizimit. Kushtet e përmirësuara synojnë të inkurajojnë kompanitë të bëjnë investime të reja në tregje ku aktualisht janë pak aktive. “Me stimulimet e reja pozitive, ne po mbështesim më fuqishëm ekonominë gjermane në diversifikimin e rëndësishëm për një qëndrueshmëri më të madhe ndaj krizave,” tha sekretarja e Shtetit për Ekonominë Franziska Brantner për gazetën Handelsblat.

“Ne zgjodhëm vende që janë partnerë të besueshëm të tregtisë së jashtme dhe të qëndrueshme politikisht”, tha Brantner për gazetën gjermane.

Bashkëpunimi i madh me Serbinë

Se çfarë do të thotë kjo për bashkëpunimion me Serbinë, e pyetëm Aleksandar Markus, anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Gjermano-Serbe (AHK) në Beograd.

“Marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Serbisë janë tashmë në një nivel të paprecedentë. Me rreth 80.000 vende pune të krijuara, grupi i kompanive me kapital gjerman është ndoshta një nga investitorët më të mëdhenj ose më të mëdhenj të huaj në Serbi për nga numri i vendeve të punës. Tregtia e jashtme midis Gjermanisë dhe Serbisë është rritur me më shumë se 25 për qind në dy vitet e fundit, që në vetvete është e jashtëzakonshme”, tha Markus për DW dhe shtoi: “Çdo thjeshtësim dhe kushte më të mira për garantimin e investimeve është një shenjë e mirë. Në fund, nuk është vetëm shuma që kompania duhet të përballojë në rast dëmtimi, por edhe sa çmimi i garancisë së investimit rrit kostot totale të projektit dhe sa i gjatë dhe burokratik është aplikimi për garanci të tilla. Këto janë pika kyçe nga këndvështrimi i kompanive që duan të investojnë në një vend”.

Faktorët e rëndësishëm ekonomik

A ka kompani që i kanë pritur këto kushte të reja, më të favorshme, dhe tani do të investojnë në Serbi?

“Të gjithë faktorët luajnë një rol kur zgjedh një vend për investim. Megjithatë, si rregull, faktorët ekonomikë luajnë një rol më të madh. Qeveria e Serbisë ofron kushte shumë të volitshme për investitorët, qofshin vendas apo të huaj. Këto kushte me siguri luajnë një rol të madh në raste individuale për shkak të një procesi shumë të lehtë të aplikimit. Sipas raportit vjetor të qeverisë gjermane për garancitë e investimeve, Serbia me katër projekte në vitin 2022, ishte ndër pesë vendet e para për të cilat kërkoheshin garanci të tilla. Kombinimi i kushteve tashmë të përmirësuara nga pala gjermane, me mbështetjen e ofruar nga pala serbe, do të mundësojë që më shumë kompani gjermane ta konsiderojnë Serbinë si një vend tërheqës për investime”.

A ishin pengesë kostot e reduktuara të investimeve për disa kompani që donin të investonin në Serbi?

“Bëhet fjalë për sigurimin e rrezikut. Marrëveshja për mbrojtjen e investimeve ndërmjet Gjermanisë dhe Jugosllavisë, e cila ka hyrë në fuqi më 25 tetor 1990, është ende e vlefshme për Serbinë, prandaj investimet nga Gjermania janë në thelb të mbrojtura. Sidoqoftë, garancia e qeverisë gjermane është një mbrojtje shtesë sepse do të thotë se në rast dëmtimi, kompania me siguri do të marrë para nga njëra anë – nga vendi në të cilin ka investuar ose nga qeveria gjermane. Duke qenë se Serbia është në nivelin e katërt në klasifikimin e rrezikut të vendit, vlen edhe një ulje prej dhjetë për qind në kostot vjetore”.

Aleksandar Markus, nga Dhoma Gjermano-Serbe e Tregtisë në Beograd, tha gjithashtu për DW: “Në përgjithësi, ka më shumë kuptim që disa kompani të investojnë në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, afër BE-së, sesa të shkojnë diku larg në botë. Sidomos në rastet kur tregjet më të rëndësishme për këto kompani janë gjithsesi brenda BE-së”.

Është po ashtu interesante se edhe projektet gjermane që kontribuojnë në qëllimet klimatike të qeverisë gjermane janë të privilegjuara. Kjo do të thotë, për shembull, se investitorët në 34 vendet tani të privilegjuara, pra edhe në Serbi, mund të kenë përfitime shtesë – nëse investojnë në ekonominë e gjelbër, domethënë në të ashtuquajturat teknologji të gjelbra./DW



Ju sugjerojmë

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Para

SHBA/ Aksident masiv, përplasen 158 makina për shkak të mjegullës, 7 viktima (Video)

Organizata jofitimprurëse “Save the Children”: Të paktën 2000 fëmijë janë vrarë në Gaza

Organizata jofitimprurëse "Save the Children": Të paktën 2000 fëmijë janë vrarë në Gaza

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërrin në Tel Aviv

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërrin në Tel Aviv
















TE FUNDIT

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
22 Qershor, 2026

Një shpërthim në një impiant të madh gazi në Katar ka mbytur 13 persona, tha ministri i Energjisë i vendit....

Lexo më shumë

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
22 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur përsëri se ushtria izraelite nuk do t'i japë fund pushtimit të Libanit jugor. Përmes...

Lexo më shumë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
22 Qershor, 2026

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës,...

Lexo më shumë

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
22 Qershor, 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}