Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Rilindja e do Bankën e Shqipërisë vasale?

2019/07/18 at 3:32 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria që luan buxhetin në kumar

Klodian Tomorri-Në vitin 2016, kur Britania e Madhe ishte përfshirë nga fushata e ethshme e referendumit për të qëndruar ose jo në Bashkimin Europian, një nga zërat më të fuqishëm kundër Brexit ishte Mark Carney. Përmes disa daljeve të njëpasnjëshme publike, guvernatori kanadez i Bankës Qendrore të Anglisë, u shndërrua ndoshta në figurën e dytë më të rëndësishme, pas ish kryeministrit David Cameron, brenda kampit të atyre që po përpiqeshin ta mbanin Britaninë në Bashkimin Europian.


Fushata e referendumit Britanik ishte qartazi një betejë politike. Përfshirja e Guvernatorit të Bankës Qëndrore, por edhe antarëve të Këshillit Mbikqyrës në këtë fushatë nuk kaloi pa debate mes palëve. Mark Carney dhe të tjerë u sulmuan fuqishëm nga kampi i Brexitarsve. Por as Nigel Farage dhe as Boris Johnson nuk e çuan nëpër mend të kërkonin shkarkimin e antarëve të Bankës Qëndrore që kishin bërë fushatë pro qëndrimit në BE.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Neel Kashkari, presidenti simpatik i Rezervës Federale të Minneapolisit është sot një nga zërat më të spikatur të debatit publik mbi politikat ekonomike. Përmes një editoriali para pak muajsh në Wall Street Journal, Kashkari sulmoi ashpër politikën e Presidentit Trump për të kufizuar emigrantët ne SHBA. (https://www.minneapolisfed.org/…/wsj-op-ed-immigration-is-p…).

Sipas tij, programi i Trump për të mbyllur kufijtë e Shteteve të Bashkuara për emigrantët ishte një thikë në zemër për ekonominë amerikane, e cila do të dëmtonte rritjen ekonomike dhe prespektivën e rritjes së mirëqënies në plan afatgjatë. Emigracioni është një nga cështjet më të mprehta të betejes politike sot në SHBA.

Bota e zhvilluar është e mbushur plot me raste kur antarët e bordeve drejtuese të Bankave Qëndrore marrin pjesë publikisht në debatet për ekonominë dhe ato politike. Madje vec opinioneve për politikat publike, shumica e bankave qëndrore i inkurajojnë antarët e bordeve të tyre të shprehin lirshëm edhe pikëpamjet politike, brenda kapacitetit të tyre individual. (https://www.federalreserve.gov/…/directors/PDF/political-ac…)
Bankierët qendrorë janë elita e ngushtë inteligjente e një vendi. Përfshirja e tyre në debatet publike nuk është barrë, por kontribut për shoqërinë. Të vetmit që mendojnë ndryshe janë rilindasit.

Nisma e 28 deputetëve socialistë për të shkarkuar Arben Malajn nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, përvecse një precedent të rrezikshëm, është atentati i radhës që maxhoranca i bën shtetit ligjor dhe institucioneve kushtetuese. Justifikimi i saj si një iniciativë që synon të mbrojë pavarësinë dhe imazhin e Bankës Qëndrore, është një akt i pastër hipokrizie.

Nëse meraku i qeverisë do ishte me të vërtetë pavarësia dhe kredibiliteti i Bankës Qëndrore, atëherë ajo duhet të ishte shqetësuar kohë më parë. Atëherë kur vendosi ta lërë Bankën e Shqipërisë me guvernator pa mandat të qartë kushtetues apo kur nisi të plotësonte radhët e bordit përmes ndërhyrjeve politike.

Është e qartë si kristali se qëllimi i shkarkimit të Malajt nuk është mbrojtja e imazhit të Bankës së Shqipërisë, por shndërrimi i saj në një institucion vasal të qeverisë me një bord memec, i cili hesht përballë problemeve të rënda që ka ekonomia sot, por mbi të gjitha përballë asaj që po ndodh në sistemin financiar, ku bankat europiane po zvëendësohen me liccenca të dyshimta vendase dhe offshore. Në të kundërt, do na duhej të besonim se 28 petritat e Rilindjes janë më katolikë edhe se vetë Papa.

Etiketa: klodian tomorri


Ju sugjerojmë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
Kronikë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

22 Gusht, 2025 11:39 am
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
Aktualitet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

22 Gusht, 2025 11:29 am
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

22 Gusht, 2025 11:17 am
Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT
Life Style

Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT

22 Gusht, 2025 11:14 am
Reshjet e shiut gjatë natës përmbytin rrugët në Durrës
Aktualitet

Reshjet e shiut gjatë natës përmbytin rrugët në Durrës

22 Gusht, 2025 11:11 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama kritikon një tjetër gjyqtar: Çfarë hëngri kur çliroi tokën e xanun

22 Gusht, 2025 11:00 am
Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK
Kronikë

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK

22 Gusht, 2025 10:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

22 Gusht, 2025 10:53 am
“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
Kronikë

Ndezën zjarr në Gramsh/ Arrestohet 26-vjeçari, ndiqet penalisht edhe babai i tij

22 Gusht, 2025 10:38 am
Para
Kandidati i Bindjes: PS mbushi kutitë! Voltana Ademi: Ne kemi video

Opozita “dëgjon” amerikanët: 30 qershori shkon në Kushtetuese

Këto janë gjërat e çuditshme që bëjnë vajzat beqare

Përse je ende beqar, bazuar në shenjën tënde të horoskopit

Ndalohet në Vjenë vëllai i kryeministrit të Kosovës

Ndalohet në Vjenë vëllai i kryeministrit të Kosovës
















TE FUNDIT

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
22 Gusht, 2025

Tjetër krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë. Mediat vendase raportojnë së një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare,...

Lexo më shumë

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
22 Gusht, 2025

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Lexo më shumë

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
22 Gusht, 2025

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të...

Lexo më shumë

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
22 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com