Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Putin i njohu separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë?

2022/02/22 at 12:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse Putin i njohu separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë?

Në fund të një fjalimi të hidhur dhe armiqësor, në të cilin ai pati një qasje agresive ndaj Kievit dhe Perëndimit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka vendosur që të njohë entitetet separatiste, që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore, si shtete të pavarura – dhe shumë shpejt nënshkroi një dekret për zyrtarizimin e këtij vendimi.


Për vite, madje edhe në muajt e fundit, gjerësisht besohej se Putini nuk do të përmbahej nga një lëvizje e tillë. Në fund të fundit, kjo do të vendoste një levë potencialisht të fuqishme ndikimi mbi Kievin dhe duke bërë që marrëveshja e Minskut, marrëveshje që ka për qëllim dhënien fund të luftës që ka vrarë më shumë se 13,200 persona në Donbas që prej vitit 2014 dhe të zgjidhte konfliktin midis separatistëve dhe Qeverisë ukrainase, të jetë e paarritshme.

Pra, pse vendosi që të njihte pavarësinë e këtyre rajoneve? Më poshtë mund të mësoni disa prej arsyeve të mundshme.

Marrëveshja e Miskut

E nënshkruar në shkurt të vitit 2015, marrëveshja që njihet si Minsk 2 është parë nga Moska si një mënyrë për të fituar ndikim të fuqishëm mbi politikën ukrainase – si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm – duke i dhënë një masë të madhe autonomie forcave të mbështetura nga Rusia, që kanë nën kontroll pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk – që njihen me termin Donbas – që prej pranverës së vitit 2014.

Por, Rusia dhe Ukraina kanë mospajtime thelbësore mbi aspektet kyçe të paktit, përfshirë edhe për bashkërenditjen e hapave për ndërtimin e besimit, gjë për të cilën bëhet thirrje në këtë marrëveshje. Dhe Putini ndoshta humbi shpresat që kjo marrëveshje do të zbatohej ndonjëherë sipas kushteve të Moskës.

Shmangia e një lufte më të gjerë, apo thjesht shtyrja e saj?

Duke dëgjuar fjalimin e Putinit drejtuar kombit më 21 Shkurt, dikush mund të justifikohet se ka menduar që lideri rus do të njoftonte për atë që Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mund të ndodhë në çdo moment, pas grumbullimit të mbi 130,000 trupave ruse në afërsi të kufijve të Ukrainës: një sulm ushtarak i shkallës së gjerë ndaj shtetit fqinj.

Prapë mundet: përsëritja e ankesave për Ukrainën nga ana e Putinit i bëri jehonë retorikës së mëparshme për një vend, që, sipas tij, është sajuar nga udhëheqësi bolshevik, Vladimir Lenin. Me këtë, ai la të kuptohet se ka ambicie që vështirë se mund të përmbushen duke i shpallur të pavarura dy pjesë të vendit.

Dhe disa analistë parashikojnë se njohja e rajoneve në lindje të Ukrainës mund të jetë hapi i parë i asaj që mund të jetë një fushatë e madhe ushtarake, që do të synonte rrëzimin e Qeverisë në Kiev.

Por, të paktën tash për tash, Putin mund ta shohë njohjen si një mënyrë për të nxjerrë diçka që ai mund ta shesë si fitore duke shmangur dy ekstreme – në njërën anë, një pushtim të ri masiv dhe gjakderdhje që do të pasonte dhe në anën tjetër, shfaqjen e një zmbrapsjeje përballë vendosmërisë ukrainase dhe perëndimore.

Në të njëjtën kohë, Rusia duket se do të jetë në gjendje që të vazhdojë të ushtrojë presion ushtarak mbi Ukrainën. Në Donbas, ky presion mund të jetë më i madh se kurrë më parë: separatistët pretendojnë rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut në tërësinë e tyre, dhe jo vetëm pjesët e vogla të territorit që kanë nën kontroll, prandaj njohja bart kërcënimin se mund të ketë tentime që të merret kontrolli i pjesës tjetër të territorit të këtyre dy provincave.

Putin mund ta ketë nënkuptuar këtë mundësi, kur gjatë fjalimit të tij sugjeroi se disa pjesë të Ukrainës me të drejtë i përkisnin Rusisë. Në fakt, një formë tjetër e presionit është sugjerimi se Rusia zyrtarisht mund të përvetësojë të dy territoret, diçka që dy togerët kryesorë të Putinit lanë të kuptohet – gjoja gabimisht – se mund të ndodhë gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë, që u transmetua nga mediat. Ky takim i parapriu adresimit të Putinit dhe dekretit për njohje.

Shqetësimet e brendshme

Qëllimi i fjalimit të Putinit dukej se ishte përgatitja e rusëve për një përpjekje më agresive për ta nënshtruar Ukrainën në të ardhmen.

Por, ndërsa një shtypje e vazhdueshme dhe e paprecedentë e shoqërisë civile dhe disidencës ka dobësuar opozitën dhe ka dobësuar potencialin e qytetarëve që të protestojnë, Putini mund ta kuptojë se për shumicën e rusëve – që po luftojnë me pandeminë COVID-19 dhe me vështirësitë ekonomike – njohja e separatistëve të mbështetur nga Moska është më e pëlqyeshme sesa një luftë e madhe me një fqinj, pasi pakkush pajtohet me ankesat e tij të përsëritura për Ukrainën.

Dobësimi i Kievit…

Në sytë e Kremlinit, dekreti për njohje ia heq Ukrainës një pjesë të territorit, tetë vjet pasi Rusia ankesoi Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Putin ndoshta shpreson se një gjë e tillë do ta dobësojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensiky. Ai fitoi lehtësisht zgjedhjet më 2019 pas një fushate që një prej platformave kryesore kishte zotimin që t’i jepej fund luftës në Donbas – por, jo duke e dorëzuar territorin.

… dhe përçarja e Perëndimit

Një pushtim i shkallës së gjerë me gjasë do të rriste unitetin në Perëndim, duke forcuar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të paraqitur një front të përbashkët.

Putin ndoshta është duke llogaritur se njohja e rajoneve në lindje të Ukrainës do të bëjë që shtetet Perëndimore të kenë vështirësi që të pajtohen se si të përgjigjen apo se çfarë sanksionesh të vendosin, veçanërisht nëse Rusia dhe separatistët nuk bëjnë avancime drejt territoreve nën kontrollin e Qeverisë në Donbas, dhe nëse Moska nis tërheqjen e forcave nga kufijtë ukrainas – edhe pse deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal se tërheqja e trupave mund të ndodhë së shpejti.

Nxitja e një provokimi?

Në dekretet e njohjes të nënshkruara nga Putini thuhej se Rusia së shpejti do të dërgonte forca në Donbas, të paktën për një periudhë të kufizuar kohore – diçka që Rusia ka mohuar se e ka bërë gjatë tetë vjetëve të luftës në këtë rajon, pavarësisht se ka pasur dëshmi të konsiderueshme për përfshirjen e trupave dhe oficerëve rusë.

Putin ndoshta shpreson që vendimi i tij do të nxisë një përgjigje ushtarake që do të mund të shërbente si pretekst për të përdorur forcën që të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë.

“Qëllimi kryesor i fjalimit është që Rusia tani i ka dhënë vetes një pretekst për t’iu përgjigjur ‘sulmeve’ ndaj [separatistëve] pa pasur nevojë që të fshehë përfshirjen e saj direkte ushtarake”, shkroi në Twitter Samuel Charap, analist i lartë politik në organizatën RAND Corporation.

Deri më tani, “Rusia nuk kishte një justifikim për ndërhyrje të hapur ushtarake dhe sipas ligjeve të veta, tani do të ketë”, shkroi Charap. “Ky është një element i narrativit që mungonte”./REL



Ju sugjerojmë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Para
“Ju i përzini me shqelma drejtuesit”,Veliaj: Unë Ramën e kam shok, vëlla, mentor

“Ju i përzini me shqelma drejtuesit”,Veliaj: Unë Ramën e kam shok, vëlla, mentor

Berisha për Kim: “Guvernatorja” shkel parimet themelore të demokracisë

Berisha për Kim: “Guvernatorja” shkel parimet themelore të demokracisë

“Shtëpitë e barit”, Nano: Kontrolle me dronë dhe helikopterë

"Shtëpitë e barit", Nano: Kontrolle me dronë dhe helikopterë
















TE FUNDIT

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
29 Qershor, 2025

Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë hapjen edhe për 587 kutitë e...

Lexo më shumë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
29 Qershor, 2025

Makina përplas sërish një monopatinë në Tiranë, duke dëmtuar një 17 vjeçar. Konkretisht, Policia e Tiranës bën të ditur se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com