TIRANE- Një pjesë e qendrës së kryeqytetit u vendos në shtetrrethim të plotë policor mbrëmë sa here ka nje ndeshje ne stadiumin Qemal Stafa. Post-blloqet me shërbime të pëforcuara police nuk u ngritën për shkak të ndonje alarmi për bombë apo sulmi terrorist.
Thjesht, në stadiumin Qemal Stafa po luhej një ndeshje e Superligës shqiptare. Dhe për këtë shkak, drejtori i policisë së Tiranës në të ashtuquajturin plan masash, thjesht ka vendosur të bllokojë ccdo person që do të shkonte në shtëpi apo punën e tij në zonën e pallateve rreth stadiumit Qemal Stafa.
Të gjitha stadiumet e njohura në botë janë pranë qendrave të banuara apo nyjeve të rendesishme rrugore. Por në asnjë rast nuk u bllokohet qarkullimi as banorëve dhe as qytetarëve.
Papërgjegjshmëri dhe mungesë profesionalizmi në të madhe se kjo nuk mund të ketë dhe kjo ndodh në mes të kryeqytetit me firmën e kryepolicit. /tvklan/