Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po humbin qeveritë e djathta në Evropë?

2021/10/18 at 6:53 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse po humbin qeveritë e djathta në Evropë?

Nga Ryan Cooper

Për disa vite pas krizës financiare të vitit 2008, dukej se çdo parti e qendrës së majtë evropiane, nga socialistët tek liberale, ishte në rrugën e zhdukjes. Partitë e qendrës së djathtë apo edhe të ekstremit të djathtë, i dominuan zgjedhjet nga vendet nordike në Hungari.

Suksesi i partisë së majtë Syriza e Greqisë, u sabotua pa mëshirë nga teknokratët e Bashkimit Evropian në vitin 2015. Por sot, partitë konservatore po përjetojnë momentin e tyre më të errët, teksa e majta po tregon shenja të fuqizimit në mbarë Evropën.

Kjo është një shenjë që tregon se ekstremizmi i ekstremit të djathtë, i nxitur nga kriza ekonomike e vitit 2008 po tregon limitet e veta. Për shembull në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani, aleanca e partive të qendrës së djathtë (CDU/CSU) pati paraqitjen më të keqe në zgjedhjet që nga themelimi i saj në vitin 1949, duke marrë vetëm 24 për qind të votave dhe 196 vende në Bundestag, të dominuar këtë herë nga qendra e majtë, Partia Socialdemokrate (SPD), e cila mori 26 për qind dhe 206 vende, me performancën e saj më të mirë që nga viti 2002.

Edhe Partia e Gjelbër shënoi rezultatin e saj më të mirë historik me 15 për qind, ndërsa Liberalët e qendrës u rritën në 12 për qind. Partitë e tjera jashtë nga të dyja kampet dështuan.

Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë ra me 2 pikë në 10 për qind, ndërsa partia e të majtës ekstreme Die Linke pati paraqitjen më të keqe që kur u themelua në vitin 2007, duke mos marrë as 5 për qind sa është pragu elektoral për t’u përfaqësuar në parlament.

Bisedimet për koalicionin e ri qeverisës janë ende në vazhdim, por thuhet se ka të ngjarë të ketë një koalicion “Semafor’midis SPD, të Gjelbërve dhe Liberalëve. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, do të thotë se Gjermania do të udhëhiqet nga kancelari i parë jo-konservator që kur Angela Merkel fitoi për herë të parë zgjedhjet në vitin 2005.

Ndërkohë në Norvegji, zgjedhjet e fundit sollën humbjen e koalicionit konservator, ndërsa Partia Laburiste e qendrës së majtë mori më shumë vota (me 26 për qind). Edhe pse humbi 1 pikë përqindjeje të mbështetjes krahasuar me vitin 2017, ndryshimi ishte një kolaps i të djathtës dhe një rritje e alternativës së majtë.

Partia Konservatore humbi 5 për qind të mbështetjes dhe 9 vende në parlament, ndërsa Partia e Progresit e të djathtës ekstreme dhe kundër emigrantëve 4 për qind dhe 6 vende në parlament. Ndërkohë, Partia e Qendrës (një parti agrare euroskeptike) fitoi 3 për qind

dhe 9 vende në parlament.

Partia Socialiste mori 2 për qind dhe 3 vende; ndërsa Partia e Kuqe e të majtës ekstreme mori 3 për qind dhe 7 vende në parlament. Negociatat midis laburistëve dhe partive të majta, u prishën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi naftën, klimën dhe taksat.

Në këto kushte udhëheqësi laburist Jonas Gahr Støre, ka formuar një qeveri të pakicës me Partinë e Qendrës. Por që të miratojë ndonjë ligj, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera, dhe do të qeverisë pa dyshim me shumë pasiguri për të ardhmen.

Historia në Norvegji është e ngjashme me zgjedhjet e vitit 2019 në Danimarkë dhe Finlandë , kur koalicionet qeverisëse të qendrës së djathtë u mundën, falë një rritje të mbështetjes për partitë e ndryshme të qendrës së majtë dhe ato socialiste. Konservatorët janë sot jashtë qeverive në të gjitha vendet nordike.

Zgjedhjet në vendet e tjera e ndërlikojnë disi historinë. Në Republikën Çeke kryeministri i krahut të djathtë Andrej Babis, humbi në zgjedhjet e pak ditëve më parë, me një rezultat

të ngushtë përballë një koalicioni të partive të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë. Babis, që kopjonte në shumë aspekte ish-presidentin amerikan Donald Trump, u përpoq të fitonte përmes një retorike të zjarrtë kundër emigrantëve. Por qeverisja e tij problematike dhe korrupsioni masiv, ndihmuan në rrëzimin e kabinetit të tij.

Rezultati i zgjedhjeve ishte më shumë një mbështetje për demokracinë në përgjithësi, dhe një reagim ndaj një demagogu spektakolar të së djathtës ekstreme, sesa një rritje për Partinë Pirate të qendrës së majtë. Të gjitha këto vende kanë veçoritë e tyre kombëtare, dhe sigurisht që unë nuk jam ekspert i tyre.

Por gjithsesi mund të përmenden 2 zhvillime, të cilat kanë pasur padyshim një efekt të fuqishëm mbi çdo vend evropian:kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia e koronavirusit. Siç e kam shkruar edhe më parë, pas krizës financiare, Evropa i vuajti shumë pasojat e politikës hegemonike të kursimit, e cila solli një dekadë ekonomike të shpërdoruar. SHBA-ja pati një ecuri ekonomike të dobët pas krizës. Por Evropa pati një ecuri shumë më të keqe. Eurozona u rrit afërsisht sa gjysma e Amerikës, dhe vende si Greqia dhe Spanja pësuan një katastrofë të shkallës së Depresionit të Madh.

Dhe kjo ishte një “karburant”, që e ushqeu të djathtën ekstreme. Një studim i mbi 800 zgjedhjeve, zbuloi se pas një krize të tillë, partitë e ekstremit të djathtë e rritën me 30 për qind popullaritetin. “Pas një krize, votuesit duket se tërhiqen veçanërisht nga retorika politike e së djathtës ekstreme, e cila ia atribuon shpesh fajin pakicave ose të huajve”- shkruajnë autorët e studimit Manuel Funke, Moritz Schularick dhe Christoph Trebesch.

Studime të tjera në Greqi dhe Britaninë e Madhe, zbuluan se masat e kursimit shkakton një rritje direkte të mbështetjes për të djathtën. Por pandemia aktuale duket se i ka ndryshuar gjërat. Vendet janë detyruar nga situata që të marrin hua, dhe të shpenzojnë shumë për të shmangur kolapsin e ekonomive të tyre gjatë pandemisë.

Pak muaj më vonë Bashkimi Evropian krijoi një fond stimulues shumë të madh, për të ndihmuar në fillimin e rimëkëmbjes ekonomike. Tani, përkundër disa ngërçeve të hershme në shpërndarjen e vaksinave, shtetet superiore të mirëqenies sociale në Evropë, kanë bërë që çdo vend i Evropës Perëndimore ta tejkalojë ndjeshëm SHBA-në në aspektin e vaksinimit, dhe shumica e Evropës Lindore po e arrin me shpejtësi shkallën e vaksinimit të Amerikës.

Pas vitit 2008, një krizë që e preku të gjithë Evropën, u keqadministrua në mënyrë katastrofike, dhe problemet iu veshën padrejtësisht shteteve të pafuqishme si Greqia . Rezultati ishte katastrofa ekonomike, kaosi politik dhe një rritje e ekstremizmit të krahut të djathtë.

Por në vitin 2020, ndaj një krize po aq të madhe pati një qasje shumë më solidare në të gjithë kontinentin. Çdo vend në BE, mori të paktën një ndihmë modeste, gjë që ndihmuar në diskreditimin e ksenofobisë nacionaliste të partive të krahut të djathtë.

Në krahasim me vitin 2016, kur ecuria e dobët ekonomike e eurozonës, ndihmoi në nxitjen e votës pro Brexit, sot anëtarësimi në BE duket si një propozim shumë më tërheqës (pasi Britania po vuan nga problemet e tmerrshme të furnizimit me mallrat më jetike).

Tani, kjo që po shohim nuk është aspak një lloj vale elektorale socialiste. Shumica e partive fituese janë kryesisht socialdemokratë të moderuar, parti që mbështesin investimet modeste, krijimin e vendeve të punës, dhe politikat e mirëqenies në vend të reformave agresive. Megjithatë, siç thotë politikani socialist danez Pelle Dragsted, nordikët (prej kohësh zemra e socialdemokracisë), po përjetojnë një ringjallje të partive vërtet të majta. Kjo mund të sjellë një ndikim të kufijve të tyre, siç ka ndodhur qenë në të kaluarën. Mbetet për t’u parë nëse pas mbërritjes do të mund të rigrupohen .

Zgjedhjet e ardhshme në Francë (ku po fiton shumë popullaritet një fanatik i së djathtës ekstreme), në Poloni (ku ish-presidenti Donald Tusk po përgatitet të sfidojë partinë në pushtet të së djathtës ekstreme) dhe në Hungari (ku gati i gjithë spektri politik është bashkuar kundër gati-diktatorit të krahut të djathtë Victor Orbán) do ta testojnë këtë tezë.

Le të shpresojmë se mund të zhbëhen gabimet e viteve 2008-2012, që demokracia evropiane të mund të rigjallërohet, dhe që kontinenti të mund të ketë rimëkëmbjen ekonomike që duhej të kishte pasur 12 vjet më parë./ “The Week”

Etiketa: europaPartite e DjathtaRyan Cooper

Ju sugjerojmë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë
Kryesore

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë

21 Mars, 2023 10:12 pm
Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës
Rajoni

Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës

21 Mars, 2023 10:02 pm
E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje
Te Fundit

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje

21 Mars, 2023 9:50 pm
I vdes babai, vajza nxjerr të ëmën në rrugë me falsifikim dokumentesh
Aktualitet

I vdes babai, vajza nxjerr të ëmën në rrugë me falsifikim dokumentesh

21 Mars, 2023 9:43 pm
Kokainë brenda kutive të ilaçeve, shkatërrohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari
Kronikë

Kokainë brenda kutive të ilaçeve, shkatërrohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari

21 Mars, 2023 9:30 pm
Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi, “epokë e re” mes dy vendeve
Bota

Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi, “epokë e re” mes dy vendeve

21 Mars, 2023 9:21 pm
“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj
Life Style

“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj

21 Mars, 2023 9:12 pm
Shenjat më të mërzitshme të Horoskopit
Life Style

Shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

21 Mars, 2023 9:01 pm
Vendi ku rrezikohet zia e bukës brenda këtij viti
Bota

Vendi ku rrezikohet zia e bukës brenda këtij viti

21 Mars, 2023 8:52 pm
Boris Johnson e pranon: Kam mashtruar deputetët, por jo me qëllim
Bota

Boris Johnson e pranon: Kam mashtruar deputetët, por jo me qëllim

21 Mars, 2023 8:37 pm
Para
E vërteta e tmerrshme, deportimi i hebrenjve para 80 vjetësh

E vërteta e tmerrshme, deportimi i hebrenjve para 80 vjetësh

Sherri mes mësueseve, shkarkohet drejtoresha e “Çajupi”

Sherri mes mësueseve, shkarkohet drejtoresha e “Çajupi"

Selena Gomez: Rrjetet sociale janë toksike për shëndetin mendor

Selena Gomez: Rrjetet sociale janë toksike për shëndetin mendor








TE FUNDIT

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sqarime nga OKB lidhur me emërtimin që ka vënë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë....

Lexo më shumë

Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës

Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës
21 Mars, 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është qëlluar me tortë nga disa prej anëtarëve të Partisë Social Demokrate. Bislimi është qëlluar...

Lexo më shumë

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje
21 Mars, 2023

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares Varvara Kapurani në Elbasan, e cila pas vdekjes së bashkëshortit sot është mes...

Lexo më shumë

I vdes babai, vajza nxjerr të ëmën në rrugë me falsifikim dokumentesh

I vdes babai, vajza nxjerr të ëmën në rrugë me falsifikim dokumentesh
21 Mars, 2023

Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për emisionin Stop në Tv Klan se pas vdekjes së të shoqit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com