Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?

2022/12/28 at 2:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?

Për një kohë të gjatë dukej i mundur afrimi mes Kosovës e Serbisë. Tani frontet janë ashpërsuar, ushtria serbe është vendosur në gatishmëri të lartë. Nga pika kufitare Merdare nuk ka më kalime pas bllokimit nga serbët.


Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po shtohen. Të mërkurën Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se është bllokuar pika kufitare në Merdarë, dhe se qytetarët duhet “të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar”  Kjo është pika kufitare më e madhe e Kosovës me Serbinë. Për mijëra vetë bllolimi i saj do të thotë të marrin rrugë të tjera për të hyrë në vend.

Kremlini zyrtar i pyetur të mërkurën për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, është shprehur, se është totalisht e gabuar, që të shihet për rol destruktiv të Rusisë këtu. Serbia është shtet sovran dhe është duke mbrojtur të drejtat e serbëve që jetojnë aty, është reagimi nga Rusia.

Gatishmëri e lartë e ushtrisë serbe

Një ditë më parë fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviç tingëlluan kërcënues, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak. “5000 forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë”, tha Vuçeviç gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.

Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën “sulm”. Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive. “Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stablitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës.” Kështu u shpreh presidenti serb në një videoclip në profilin e tij në instagram.

 

Konflikt im Nord-Kosovo

Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar

Presidenti serb aktualisht nuk le rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizone me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë. Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.

Serbian President Aleksandar Vucic

Barrikadat

Edhe tensionet për shkak të ngritjes së barrikadave vazhdojnë. Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve.Policia e Kosovës i ka mbyllur pikat kufitare me Serbinë dhe veriun e Kosovës ndërkohë. Njoftime ka pasur edhe për të shtëna. Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-polici serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe. Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon “bandat kriminale” dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.

Si u shkallëzua situata kaq shpejt?

Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës këkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin. Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit. Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh. Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe. Qeveria e Prishtinës e refuzon këtë duke përmendur si arsye vendime kushtetuese. Pas kësaj fshihet frika e Prishtinës, se serbët do të merrnin shumë pushtet, do të bllokonin politikën në vend dhe kështu në Kosovë do të krijohej një lloj Republike Srpska e dytë, si në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë ka katër komuna serbe në veri dhe gjashtë enklava në jug, ku gjendja është e qetë.

Mitrovica | KosovoKarabinierë italianë të KFOR-it në Mitrovicë

Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE

Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse. Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses – Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opcionin e afrimit me BE të hapur, megjithë afërsinë me Rusinë. BE ka paraqitur të ashtuquajturin “propozimi gjermano-francez” për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë, që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente./DW



Ju sugjerojmë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Para
Tërmet në Greqi, banorët dalin në rrugë nga lëkundjet e forta. Ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Greqi, banorët dalin në rrugë nga lëkundjet e forta. Ja ku ishte epiqendra

Stjuardesa pësoi atak kardiak, Air Albania: Do t’i qëndrojmë pranë familjes

Stjuardesa pësoi atak kardiak, Air Albania: Do t’i qëndrojmë pranë familjes

Fotot/Festat e fundvitit “bashkojnë” PD, Berisha në një tryezë me Bardhin, kush mungoi

Fotot/Festat e fundvitit “bashkojnë” PD, Berisha në një tryezë me Bardhin, kush mungoi
















TE FUNDIT

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës”...

Lexo më shumë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq...

Lexo më shumë

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
22 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën...

Lexo më shumë

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
22 Nëntor, 2025

Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com