Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse përdorimi i hashashit shton oreksin për të ngrënë?

2024/02/09 at 10:33 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Pse përdorimi i hashashit shton oreksin për të ngrënë?

Pirja e hashashit shkakton uri të madhe. Pse? Shkencëtarët kanë zbuluar çfarë ndodh me trurin. Ky zbulim mund të ndihmojë stimulimin e oreksit tek të sëmurët me kancer.

Dihet prej kohësh se pirja e hashashit shkakton uri të madhe. Por si e stimulon kanabisi oreksin dhe pse ia vlen ta dish një gjë të tillë, është zbuluar kohët e fundit në një studim bërë në SHBA.

Shkencëtarët e Universitetit shtetëror në Uashington kanë vendosur dy lloje të ndryshme minjsh, minj të vegjël shtëpie dhe minj të mëdhenj fushe, në ambient të mbushur me tym kanabisi për të simuluar rajone të caktuara të trurit që kanë lidhje me oreksin.

Ata kanë vëzhguar sjelljen e minjve në marrjen e ushqimit, si për shembull sa shpesh kanë ngrënë ata.

Zbulime me vlerë

Donald Abrams, ekspert i pavarur i pyetur nga Deutsche Welle, i cili punon si onkologjist në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko tha se zbulimet e bëra janë me vlerë dhe u shtohen studimeve ekzistuese për përdorimin mjekësor të kanabisit.

“Minjtë nuk janë njerëz,” tha Abrams. “Por si dikush që ka shkuar në universitet në vitet 60-të, siç jam unë, e di se kanabisi shkakton uri.”

Dhe kjo mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që janë duke u trajtuar kundër sëmundjes së kancerit, trajtim që shkakton mungesë oreksi, në një kohë kur të sëmurët duhet të hanë për të ruajtur fuqitë. Sepse kanabisi aktivizon neurone të caktuara të oreksit.

Dihet prej kohësh se pirja e hashashit shkakton uri të madhe. Por si e stimulon kanabisi oreksin dhe pse ia vlen ta dish një gjë të tillë, është zbuluar kohët e fundit në një studim bërë në SHBA.

Shkencëtarët e Universitetit shtetëror në Uashington kanë vendosur dy lloje të ndryshme minjsh, minj të vegjël shtëpie dhe minj të mëdhenj fushe, në ambient të mbushur me tym kanabisi për të simuluar rajone të caktuara të trurit që kanë lidhje me oreksin.

Ata kanë vëzhguar sjelljen e minjve në marrjen e ushqimit, si për shembull sa shpesh kanë ngrënë ata.

Zbulime me vlerë

Donald Abrams, ekspert i pavarur i pyetur nga Deutsche Welle, i cili punon si onkologjist në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko tha se zbulimet e bëra janë me vlerë dhe u shtohen studimeve ekzistuese për përdorimin mjekësor të kanabisit.

“Minjtë nuk janë njerëz,” tha Abrams. “Por si dikush që ka shkuar në universitet në vitet 60-të, siç jam unë, e di se kanabisi shkakton uri.

Dhe kjo mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që janë duke u trajtuar kundër sëmundjes së kancerit, trajtim që shkakton mungesë oreksi, në një kohë kur të sëmurët duhet të hanë për të ruajtur fuqitë. Sepse kanabisi aktivizon neurone të caktuara të oreksit.

Në studimin e tyre shkencëtarët kanë ekspozuar minj të llojeve të ndryshme, ndaj një sasie të pandryshuar tymi kanabisi, ngjashëm me sasinë e kanabisit që njerëzit pijnë mesatarisht.

Së pari ata vëzhguan sjelljen e minjve në lidhje me marrjen e ushqimit dhe vërejtën se minjtë kërkonin gjithnjë e më shpesh ushqim, pasi ishin ekspozuar ndaj tymit të kanabisit.

Pastaj ata panë aktivitetet neuronale të minjve dhe vërejtën se kanabisi aktivizon një grup të vogël të caktuar neuronesh në hypotalamusin mediobazik.

Dihet se hypotalamusi kontrollon oreksin si dhe funksione të tjera, si temperaturen e trupit dhe humorin.

Por kur aktivizohen këto neurone specifike, krijohet një rrjedhje sinjalesh neurale që kanë lidhje me motivimin dhe lëvizjen. Tek njerëzit kjo bën që ata të çohen nga divani dhe të kërkojnë në sirtarët e kuzhinës për biskota dhe karamele.

Por edhe tek minjtë e përdorur në këtë studim nuk ndodhi ndryshe, ata po ashtu shkuan të kërkonin ushqim.

Si ndikojnë tek oreksi lëndët kimike të kanabisit?

Studiuesit kanë vëzhguar ndërveprimet midis lëndëve kimike të kanabisit dhe aktivitetet e njohura të trurit, që kanë lidhje me oreksin dhe marrjen e ushqimit. Kanabisi lëshon lëndë kimike të njohura si kanabinoide: delta-9-tetrahidrokanabinol (THC) dhe kanabidiol (CBD).

THC dhe CBD ngacmojnë neuronet e hipotalamusit të cilat lëshojnë një proteinë që quhet receptori kanabinoid 1 (CB1 receptor). Receptori CB1 dihet që shton oreksin dhe stimulon marrjen e ushqimit.

Por në studimin e ri u pa se sapo miu i përdorur në studim pa ushqimin, hipotalamusi aktivizoi dukshëm shumë më tepër qeliza me receptorë CB1.

Ata e provuan këtë gjë duke bllokuar disa neurone relevante tek disa prej minjve dhe vërejtën se kanabisi e nxiti oreksin shumë më pak.

Kanabis medicinal për të stimuluar oreksin

Shkencëtarët kanë studiuar për disa kohë veprimin e kanabisit për stimulimin e oreksit, me shpresën e përdorimit të kanabisit medicinal për të ndihmuar nxitjen e oreksit tek njerëzit që janë duke bërë kimioterapi ose tek ata që vuajnë nga anoreksia.

Për të imituar efektet e kanabisit janë krijuar madje droga sintetike. Sidoqoftë në disa studime, për shembull për trajtimin e anoreksisë, drogat nuk kanë funksionuar si duhet./DW

Ju sugjerojmë

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë
Bota

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

15 Qershor, 2025 5:40 pm
“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Aktualitet

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

15 Qershor, 2025 5:19 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Plagosja e Selami Brahimit, RENEA shoqëron 3 persona në Shkodër

Plagosja e Selami Brahimit, RENEA shoqëron 3 persona në Shkodër

Policia publikon foton e grabitësit të dyqanit në Tiranë. 5000 euro për këdo që jep informacion

Policia publikon foton e grabitësit të dyqanit në Tiranë. 5000 euro për këdo që jep informacion

U përplas për vdekje nga makina në Sarandë, prekin familjarët: Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shpirtin

U përplas për vdekje nga makina në Sarandë, prekin familjarët: Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shpirtin

TE FUNDIT

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë
15 Qershor, 2025

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë,...

Lexo më shumë

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
15 Qershor, 2025

Çelniku ia ka dalë të fitojë një luftë të gjatë e të vështirë për jetën dhe duket se motivi ka...

Lexo më shumë

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
15 Qershor, 2025

Donald Trump në postimin e tij në platformën Truth Social shkruan se Irani dhe Izraeli “duhet dhe do të bëjnë...

Lexo më shumë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
15 Qershor, 2025

Çelniku jeton në Francë dhe prej 8 vitesh nuk ka shkelur në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë pas kaq...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com