-U tha në Opinion

Pse PD dhe LSI janë me lista të ndara? Paloka: Sipas studimeve…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:21 - 24/02/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në emisionin “Opinion”, Paloka ka thënë se qëllimi i koalicionit është maksimalizimi i votës së opozitës.

I ndalur tek ndarja e listës mes LSI dhe PD, ai tha se sipas studimeve të bëra prej tyre kjo ishte mënyra më e mirë që opozita të përfitojë më shumë vota.

Pjesë nga intervista

Çfarë marrëveshje ka me 14 partitë e tjera?

Qëllimi i koalicionit është që ne të mundemi të garantojmë foltoren e zgjedhjeve për të sjellë ndryshimin  që presin sot mbi 80% e shqiptarëve. Janë marrëveshje që rregullojnë marrëdhënien me partitë , por me qëllim të vetëm për maksimalizimin e votës.

Kryetarët e partive do të jenë në listën e PD?

Po patjetër, kemi një marrëveshje të hershme me ata.

Pse nuk ndodhu lista e përbashkët me LSI?

Ne kemi bërë studimet tona dhe na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën.

Bamir Topi u kthye në koalicion me PD?

Deri në momentin që isha në seli, jemi ende pa konkluduar  por mendoj se jemi drejt konkludimit me atë parti./ Opinion.al

Pas