Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pse nuk regjistroheshin pallatet në Sarandë, kush bën presion në Vlorë”

2019/11/06 at 10:50 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

“Saranda ishte qyteti i vetëm që nuk na ecte legalizim i pallateve. Vetë ata që kishin pallatet nuk donin të bënin regjistrimin se ishin të deputetëve, prokurorëve, ish prokurorëve etj… Aty duket se sa është e përzierë politika dhe lloj-lloj njerëzish të tjerë”.

Kështu deklaroi Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kur u pyet nëse ishte e përfshirë politika në vjedhjen e pronave.

Drejtuesi i emisionit, po ashtu pyeti zotin Lame për atë se çfarë po ndodh në Vlorë duke i përmendur edhe deklaratat e gazetarit Artan Hoxha i cili të hënën në Opinion tha: “Atje situata është edhe më e rëndë se kaq. Kemi 6 muaj që nuk pranon njeri që të bëhet drejtor Hipoteke. Si është e mundur që nuk pranon njeri të bëhet drejtor Hipoteke? Sapo i del emri për kandidat drejtor Hipoteke, te dera e shtëpisë i shkojnë dhe i trokasin pronarët e pronave me letra dhe që nga ai moment të gjithë drejtuesit e Hipotekës së Vlorës u kërkohet vetëm një gjë, të çregjistrohet një vendim i Gjykatës së Apelit. Është dhënë një pronë në Jalë dhe kërkojnë që të mos ekzekutohet. Ai vendim është i formës së prerë dhe nuk kanë ça i bëjnë. Ti do ta kesh nesër zotin Lame dhe do ta sqarojë më mirë pse policia ka rritur nivelin e sigurisë përfshi dhe zotin Lame. Kush i kërcënon ata? Pse policia lokale nuk ka mundësi të ndërhyjë. Ai është territor 75.000 metër në një nga plazhet më të bukur në Jalë”.

Artan Lame: Këto ditë ka ardhur një tjetër vendim gjykate atje, për të njëjtën tokë. Është vendim gjykate. Nuk e ndan më Kadastra. Për të njëjtën pronë ka më shumë se dy vendime. Bregdeti i jugut nuk është regjistruar. Të gjendur përpara presionit gjithë këto vite, hipotekat e vjetra kanë gjetur këtë lloj zgjidhje. Vinte njeri me këtë vendim dhe e regjistronin, vinte tjetri me një vendim tjetër e regjistronin.

Por kush i bën këto presione në Vlorë, që largohen drejtuesit e hipotekës?

Artan Lame: Presioni, ndaj ikin drejtuesit aty. Ka njerëz që e mbajnë presionin, ka njerëz që nuk e mbajnë. Ka dhe raste të tjera largimesh, ndodhin dhe do ndodhin. Bën presion ai që është në gjendje të bëjë presion. Nga politika nuk më rezulton të ketë presion, ndoshta është krimi i lidhur me politikën dhe politika vë krimin për presion. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 7 nëntor 2019

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2019

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2019

Kosto 105 milionë euro/ Çfarë do të ndodhë me skemën e pensioneve…

Kosto 105 milionë euro/ Çfarë do të ndodhë me skemën e pensioneve...

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com