Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk duhet njohur Palestina

2025/09/27 at 8:31 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
Pse nuk duhet njohur Palestina

Nga Ben Blushi


Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja është kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet? Bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse kanë luftuar më shumë se palestinezët, megjithëse kanë rezistuar më gjatë se ata, megjithëse nuk ia kanë zaptuar askujt tokën siç kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.

Në 80 vitet e fundit palestinezët kanë bërë çdo gjë keq. Ata kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre. Në vitin 1947 ata refuzuan formulën e OKB për krijimin e dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.

Më pas shkuan sërish në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe dhe humbën përsëri. Në vitin 2000 e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë palestinezët.

Duke kaluar nga dështimi në dështim palestinezët humbën me rradhë kohën, tokën,financat, ushtarët, aleatët dhe shpresën. Mjafton të shohësh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar si janë sjellë ata me veten. Në vitin 1947 gjithë territori palestinez kishte 2 milion banorë. Nga këta 1.4 milion ishin arabë dhe 600 mijë ishin hebrenj. Sot numrat janë përmbysur. Palestina ka rreth 5 milion banorë, ndërsa Izraeli 10 milion.

Në 80 vjet Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantë që erdhën nga Evropa pasi ishin masakruar dhe shpronësuar nga Hitleri, krijoi në shkretëtirë bujqësinë më të përparuar në planet,ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri sot, është lider i padiskutueshëm në AI dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliard dollarë në vit, disa herë më të madhe se të shumë vendeve evropiane që sot po njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e thatë nuk pikon asnjë gram naftë.

Ndërkaq Gaza dhe West Bank, ku jetojnë 5 milion palestinezë nuk bëjnë dot më shumë se 15 miliardë dollarë ekonomi në vit dhe kjo përpara luftës.

Duke parë këto numra nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të kuptuar se cfarë ka bërë në 80 vjet një popull dhe cfarë ka bërë populli tjetër.

Por nuk mbaron këtu. Krahasimi i standardeve të demokracisë së këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm. Izraeli është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë kundër qeverisë, populli del çdo javë në protestë, parlamenti funksionin, zgjedhjet mbahen cdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa dhurata të shtrenjta.

Nga ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje. Dhe një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që nga dita që ka marrë pushtetin. Pyetja është pse ky ndryshim? Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.

Si ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëtën periudhë kohe?

Ata që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë. Për ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.

Që atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e cuditshme të mendosh se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.

Kur janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet. Pikërisht kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.

Pamundësia e palestinezëve për tu qeverisur vetë. Paaftësia e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese. A e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte? A duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura, pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?

A është gjithë Gaza Hamas? A e duan palestinezët Hamasin? Për fat të keq po.

Në dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë palestinez nuk ka kundërshtuar Hamasin. Të rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.

Ata që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit. Por kjo nuk ka ndodhur. Palestinezët e adhurojnë Hamasin. Terroristët ata i shpallin martirë. Në Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton Hamasin. Prandaj njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton. Popujt duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.

Ne shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë asgjë për ti rrëzuar. Komunistët na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.

Sikur, larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne do ishim njëlloj përgjegjës ,sic janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.

Sot gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me votat e tyre krijuan një përbindësh. Por nga ky kriter moral nuk mund të përjashtohen palestinezët. Hamasi është përbindëshi i tyre. Ata e lindën këtë mostër dhe prandaj duhet të jenë njëlloj përgjegjës si gjermanët.

Në emër të moralit, palestinezëve u duhet vënë si kusht zhdukja e mostrës që krijuan. Shfarosja e Hamasit nuk mund të jetë vetëm detyrë e Izraelit, por e vetë palestinezëve.

Atyre ju takon mos ia japin fëmijët ushtarë, atyre ju takon të mos i strehojnë terroristët, atyre u takon ti nxjerrin vrasësit e pamëshirshëm përfundimisht nga zemra. Palestinezët duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti. Vetëm nësë e bëjnë këtë akt civil mund të fitojnë të drejtën për të patur shtetin e tyre. Prandaj gabohet kush beson se cështja e Palestinës ka lidhje vetëm me Izraelin.

 

Qeveria e Izraelit kanë bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të pafajshëm, gra pleq dhe fëmijë të pambrojtur prandaj shumë njerëz me të drejtë besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë fqinj një përbindësh si Hamasi që kafshon cdo ditë.

Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër. Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë. Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.

Por Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.

Ata që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet. Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit. Mirëpo zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.

Cështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohës! Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar. Kjo është cështja. Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne. Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.

 

 

 

 

Etiketa: Ben Blushipalestina


Ju sugjerojmë

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
Para
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
















TE FUNDIT

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
18 Tetor, 2025

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com