Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk arrestohet djali i deputetit? PD drejton gishtin tek Kryeministri

2018/09/28 at 2:23 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk arrestohet djali i deputetit? PD drejton gishtin tek Kryeministri

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po pengon arrestimin e djalit dhunues të deputetit të PS, Rrahman Rraja. Në një deklaratë për media, Gruda Duma tha se “heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij”.


Deklarata e plotë e deputetes demokrate, Grida Duma

Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. 

Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që nuk po ndjek këtë sagë mafioze ngjarjesh dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe padrejtësisë.

Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë.

Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara.

Sot gazetari që zbuloi këtë krim është nën akuzë, dhe komisari i policisë që iu largua rrezikut për jetën duke dëshmuar të vërtetën është në arratisje.

Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”.

Kjo skenë makabre njerëzore shpjegohet vetëm me një arkitekt të pushtetit:

Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që: djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë,

viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare.

Prokuroria dhe policia nuk kërkojnë as ndjesë që nuk kanë vepruar dhe të tregojnë që njohin përgjegjësinë e shumëfishtë deri sot dhe duhet të jenë nën presion të madh të zbatojnë ligjin e të drejtën.

Asnjë deklaratë zyrtare për praninë e deputetëve natën e krimit në komisariatin e policisë.

Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz.

Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën.

Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë; shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë.

Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij.
Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për shoë nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat.

Heshtja e Ramës, policia që të përcjell me “kush të rreh të do” janë dhuna përfundimtare që shkatërroi jetën e kësaj viktime.
Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë që shpëtimi I tyre është rrëzimi i këtij pushteti dhunues mbytës e çnjerëzor.

Etiketa: dumaramaRraja


Ju sugjerojmë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Para
Ndryshon  “Top Show” pas më shumë se një dekade. Po Dudushi?

Ndryshon "Top Show" pas më shumë se një dekade. Po Dudushi?

Këpucët më të shtrenjta në botë prezantohen në Dubai, me çmim marramendës

Këpucët më të shtrenjta në botë prezantohen në Dubai, me çmim marramendës

5 vjeçarja me sindromën “Einstein” që prek vetëm 100 njerëz në botë

5 vjeçarja me sindromën "Einstein" që prek vetëm 100 njerëz në botë
















TE FUNDIT

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
25 Dhjetor, 2025

Pasi i kaloi dy dekada karrierë të suksesshme duke prodhuar interiore për markat kryesore botërore të automobilave, Tomasi, ish-menaxher i...

Lexo më shumë

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
25 Dhjetor, 2025

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbuloi detajet e një draft-plani paqeje SHBA-Ukrainë që synonte t’i jepte fund luftës në shkallë...

Lexo më shumë

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
25 Dhjetor, 2025

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën...

Lexo më shumë

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
25 Dhjetor, 2025

Macaulay Culkin ka folur së fundmi për jetën e tij larg vëmendjes publike, pasi u tërhoq nga aktrimi në moshën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com